Protestat anti-Trump në SHBA! Mijëra persona i bashkohen tubimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mijëra protestues kanë dalë në rrugët e qyteteve të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shtunën për të kundërshtuar vendimet e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, transmeton BBC.

Të njohur si “50- 50 -1”, që nënkupton “50 protesta, 50 shtete, 1 lëvizje”, demonstratat u mbajtën në 250 vjetorin e fillimit të Luftës Revolucionare Amerikane.

Protestat u mbajtën në ambientet e jashtme të Shtëpisë së Bardhë, pranë përfaqësive të Teslas dhe në qendrat e shumë qyteteve, ku u parashtruan një sërë ankesash. Shumë prej tyre bënë thirrje për rikthimin e Kilmar Abrego Garcia, i cili ishte dëbuar gabimisht për në El Salvador.

Protestat politike po bëhen gjithmonë e më të zakonshme në Shtetet e Bashkuara, pasi demonstrata “Larg Duart” në fillim të prillit tërhoqi dhjetëra mijëra njerëz në mbarë vendin.

Megjithatë, sondazhet e fundit të Institutit Gallup bëjnë me dije se 45 për qind e votuesve e aprovojnë performancën e Trumpit në çerekun e parë të mandatit, në krahasim me 41 për qind gjatë periudhës së njëjtë në administratën e tij të parë./E.S

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV