Shitjet e Tesla-s bien globalisht, por kërkesat rriten në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa shitjet globale të Tesla-s kanë pësuar një rënie të ndjeshme gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, marka e automjeteve elektrike ka përjetuar një rritje të shitjeve në Ukrainë.

Konkurrenca e shtuar nga prodhuesit kinezë të makinave elektrike, që kanë kosto më të ulët, ka bërë që çmimet e Tesla-s të jenë më të përballueshme për disa konsumatorë ukrainas.

Sipas Shoqatës së Prodhuesve të Automjeteve të Ukrainës, kërkesa për automjete elektrike ishte në rritje në shkurt dhe mars, me Tesla-n që kryesonte në shitjen e makinave të përdorura elektrike.

Në një autosallon në Kiev, Anatoliy Trepak, një blerës i ri i një makine Tesla, tha se ende po mësohet të ngasë makinën e tij të re.

“Është një hap i madh nga një Skoda Superb, por pikërisht këtë doja”, tha ai.

Trepak, një shofer taksie ukrainas, tha se e kishte blerë Tesla-n e përdorur për vetëm 18.000 dollarë – një rënie dramatike në çmim krahasuar me vitet e kaluara.

“Dy ose tre vjet më parë, asnjë Tesla [e përdorur] nuk shitej për më pak se 40.000 dollarë. Tani mund të blesh një makinë të mirë për 20.000 dollarë”, tha Bohdan, një shitës lokal makinash në atë autosallon.

“Pengesa për të hyrë në treg është ulur dhe më shumë njerëz tani mund ta përballojnë”, shtoi ai.

Në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, makinat e kompanisë Tesla janë vandalizuar për shkak të reagimeve ndaj rolit të pronarit të kompanisë, Elon Musk, në politikën amerikane. Në autosallonin në Kiev, Bohdan qëndronte pranë një muri të mbuluar me foto të makinave Tesla, që ishin shitur aty. Pranë fotove, në qoshe ishte vendosur një karton me pamjen e Muskut, i kthyer nga muri, që “ai të mendojë për sjelljen e tij, për postimet në X dhe për gjithçka tjetër”, tha Bohdan.

Lexo edhe :  Shehaj reagon pas fitores së 2 mandateve/ Partia Mundësia është opozita e shekullit 21

Shitësi i makinave në Kiev tha se disa pronarë tani duan t’i shesin Tesla-t e tyre, por të tjerë nuk duken të gatshëm për ta bërë një hap të tillë. Disa kanë nisur të vendosin letra ngjitëse, me përmbajtje humoristike, në bagazhet e makinave. Në një prej tyre shkruante: “E bleva këtë Tesla para se Eloni të çmendej”.

Por, pronari i një makine Tesla-s, Trepak, tha se nuk e lidh më Muskun me kompaninë Tesla.

“[Musk] bëri një punë të mirë duke krijuar makinën dhe kompaninë, dhe për këtë e falënderoj, por për asgjë tjetër”, tha ai.

“Ai nuk po sillet si një njeri i denjë. Duhej të kishte mbajtur mendimet e tij për vete”./E.S

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV