Berisha sërish në SPAK, zbardhet mesazhi për Dumanin dhe të paraburgosurit e “313”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E hëna ishte një ditë pushimi për institucionet shtetërore, por pa efekt në vendimin gjyqësor që detyron Sali Berishën të paraqitet në SPAK, e po aq në fushatën e tij elektorale për 11 majin. Ish-kryeministri, i akuzuar për “korrupsion” në dosjen “Partizani”, u prit nga dhjetëra mbështetës në hyrje të SPAK, para të cilëve u shfaq me kapelën e fushatës.

Qëndrimi i tij në godinë zgjati më pak se 10 minuta, kohë gjatë së cilës, përveç firmosjes së paraqitjes, lideri i opozitës la me shkrim mesazhin e radhës për kreun e Strukturës së Posaçme: “Mbyllja e aferës McGonigal nga Altin Dumani përbën një krim ndërkombëtar. E garantoj Edi Ramën se asgjë në botë nuk do të mund ta shpëtojë nga kjo aferë e tmerrshme”.

Më herët, Berisha shtroi disa pyetje, ku kërkonte llogari nga SPAK pse nuk arrestoheshin disa anëtarë të kabinetit qeveritar, që sipas tij, kishin grabitur 630 milionë euro nga buxheti i shtetit. Por teksa fliste para mbështetësve, brohoritjeve të tyre iu bashkuan edhe ato të disa të paraburgosurve të burgut 313, që ndodhet pak metra larg SPAK.

I pyeturnëse shpreson edhe në votën e të paraburgosurve më 11 maj, Berisha u shpreh: “Se për kë do të votojnë, e dinë ata vetë. Ne nuk i ndërhyjmë kujt në votë, por ne themi që të votosh për xhelatin tënd, është problem”.

Prej gjashtë muajsh, dosja “Partizani” ndodhet në fazën e shqyrtimit paraprak. Seanca e radhës e procesit, ku do të vendoset nëse do të dërgohet apo jo në gjyq ish-kryeministri, do të mbahet më 23 prill. /E.T

Të fundit

VIDEO/ Napoli në festë, mijëra tifozë festojnë titullin kampion!

Një natë për t'u mbajtur mend në Napoli, jo si shumë herë. Skuadra e qytetit fitoi titullin e katërt...

Rama: Projekt me Italinë për energjinë, kemi ngritur parkun e parë teknologjikë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), kur ndër të tjera foli...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?/ Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 24 maj 2025, dollari amerikan blihet me 86.2 lekë dhe shitet me 87.4 lekë. Euro blihet me 97.8 lekë dhe shitet 98.6 lekë. Franga...

Parashikimi i motit për sot, 24 maj 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të...

Lajme të tjera

Web TV