Demenca e Berishës tregon më shumë hallet e familjes se sa të tijat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mero Baze

Stafi i fushatës elektorale të Sali Berishës ka vendosur prej sot që ai të ndalojë transmetimet live në fushatë në YouTube dhe që ato të hidhen vetëm pasi të redaktohen nga gafat.

Vendimi është shoqëruar me disa sqarime publike, se demenca e tij ka të bëjë me programin e ngjeshur të PD-së dhe faktin që ai lexon shumë faqe nga programi dhe pastaj ngatërrohet.

Në fakt, nuk dihet a e kanë konsultuar me LaCivitën këtë hall, se ai gjithë fushatën pro Trump-it e ka mbështetur mbi demencën e Biden-it, dhe tani ndoshta është i papërgatitur si t’ia bëjë “Biden-it të vet”.

Por ky nuk është më hall i një fushate. Ky është një hall shëndetësor dhe familjar. Çfarëdo që të bëjë stafi i fushatës, nuk i vë dot ndonjë çip në tru Berishës që të ndalojë demencën. Ende nuk ka arritur shkenca deri këtu.

Vendimi që Berisha të vazhdojë fushatën apo jo, tani është më i vështirë se kurrë. Ndërprerja e transmetimeve live është një farë ndihme që gafat të mos përhapen me shpejtësi në kohë reale, por nuk është zgjidhje. Ai do t’i bëjë ato kudo, kurdoherë dhe me të njëjtin ritëm sa herë të hapë gojën.

Nuk është faji i tij, është faji i moshës. Është shumë njerëzore t’i ndodhë ajo, çdokujt që është në atë moshë. Dhe mos e fajësoni pse nuk i ndal, apo pse nuk mërzitet prej tyre. Nëse truri i një të moshuari në atë gjendje ka aftësinë të perceptojë që po bën gafa, nuk ka demencë është në rregull.

Problemi është që ai i ka ato të pavullnetshme dhe as mund t’i analizojë, as t’i kuptojë se si e kanë kthyer në personazh humori në fushatë. Të vetmit që mund t’ia shmangnin këtë telendisje ishin fëmijët dhe gruaja.

Lexo edhe :  Po rilindin hekurudhat?

PD nuk mund të marrë më vendime për të, pasi ai merr vendime për PD-në. Por me sa duket, fëmijët mes një babai që po bëhet “meme” orë e minutë, dhe një kryetari opozite që t’i mbrojë ata nga drejtësia u duhet ky i dyti, qoftë edhe qesharak.

Ndaj mos prisni ta shpëtojnë PD-në nga ky hall. Deri më 11 maj u duhet në këmbë. Pastaj nuk ngatërrohet më, se s’ka më program.

Të fundit

Spiuni i harruar britanik i cili u infiltrua në rrethin e ngushtë të Hitlerit

Familja von der Ropp mbart një lloj të veçantë të mitologjisë. Si banorë gjermanë të shteteve baltike, kjo familje...

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë X, Meta, Apple dhe TikTok, se Bashkimi...

U përfol për një romancë me Ledrin/ Xhensila sqaron marrëdhënien me reperin

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portalet janë përfshirë nga thashethemet rreth një romance të mundshme mes dy artistëve të njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe...

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Lajme të tjera

Web TV