Miting në Pukë/ Berisha:11 maji, ditë për një kthesë vendimtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pritja e ngrohtë që iu ofrua nga qytetarët e Pukës, ia shtoi optimizmin Sali Berishës. Në sheshin kryesor të qytetit, lideri demokrat pohoi se kishte shkuar me një dhuratë për banorët e Pukës.

“Unë sjell këtu në Pukë mesazhin e fitores. Sjell tek ju optimizmin, besimin, vendosmërinë e shqiptarëve në Shqipëri dhe jashtë Shqipërie për një fitore historike më 11 maj”, tha Berisha.

Demokratëve të Pukës u tha se vota për numrin 1 do t’u rikthejë në qytet shpresën dhe të rinjtë e larguar në emigracion. “11 Maji është një ditë për një kthesë vendimtare për shqiptarët që ëndrrat e tyre t’i vendosin në Shqipëri. Është një ditë për një kthesë vendimtare që këta të rinj, ëndrrën e tyre shqiptare ta ndërtojnë në Shqipëri”.

Një përgjigje kishte për Edi Ramën, i cili në takimet e fundit elektorale ka pohuar se shteti aktualisht nuk ka kapacitete për të dyfishuar pensionet. “Kur ne, kërkuam të votohet ligji i minimumit jetik, kjo tha na çon në humnerë. Çfarë humnere mor i pashpirt? Pse nuk ra në humnerë Mali i Zi që i trefishoi pensionet? Pse nuk ra në humnerë Maqedonia, Kosova apo Serbia? Pse nuk ramë ne në humnerë kur pensionet që ishin 36 mijë lekë, i bëmë 82 mijë lekë?”.

Premtoi klimë miqësore ndaj biznesit dhe investime në infrastrukturë, ku pohoi se me përparësi do të jetë investimi për tunelin Rreps-Gjegjan.

Ndërsa premtimin e Ramës për pasaportën evropiane e quan mashtrim. “Pasaporta evropiane e Ramës është si djegësi i Tiranës. Është si premtimi për shëndetësinë falas”./e.t

Të fundit

Dështim 0-3 kundër Milanit në gjysmëfinale, Inzaghi: E merituan, na vjen keq

Simone Inzaghi e pranoi me respekt humbjen 0-3 në derbin ndaj Milanit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Trajneri...

Katër shtëpi, tokë, truall e vila/ Kjo është pasuria e ish kryeministrit Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij si dhe të bashkëshortes, Anita Haradinaj. Në regjistrin e publikuar nga...

Agron Llakaj ka sot ditëlindjen: Nuk festoj dot si dikur pa ty, Kostandina

Aktori i dashur për publikun, Agron Llakaj, feston sot 65-vjetorin e lindjes. Mëngjesin e kësaj të enjte, ai ka bërë një postim në profilin...

Franca thyen rekordin italian/ Torta më e madhe në botë arrin 121.88 metra (Video)

Një pastiçeri pranë Parisit ka fituar një vend në Librin e Rekordeve Guinness për tortën më të madhe në botë Fraisier, e cila u certifikua të ishte 121.88 metra e gjatë. Torta u...

“Shkojnë në Korçën e kulturës e shfrenojnë gjuhën!”/ Rama: Vrenozi, lideri i vërtetë i PD

Kryeministri Edi Rama komentoi edhe ofendimet e Ilir Vrenozit në takimin elektoral të PD në Korçë. “Pastaj për të treguar se janë shumë të revoltuar shkojnë në...

Lajme të tjera

Web TV