Jennifer Lopez bëri një paraqitje mahnitëse në Çmimin e Madh të Formula 1 në Arabinë Saudite, e veshur me një kostum prej lëkure ngjyrë rozë të ngushtë deri në lëkurë, pak para se të dilte në skenë për performancën e saj të planifikuar në Jeddah Corniche Circuit të shtunën, më 19 prill.
Ylli 55-vjeçar theksoi siluetën e saj me veshjen që zgjodhi të vishte, e cila kishte zinxhirë në pjesën e përparme dhe të pasme. Pamja u kompletua me taka të larta, syze dielli rozë, ndërsa flokët i kishte të lidhura në bisht.
Lopez bëri një paraqitje të buzëqeshur në paddocks, duke biseduar me CEO të Formula One Group Stefano Domenicali. Kjo është paraqitja e saj e parë në një event të F1 pas njëmbëdhjetë vitesh, pasi më parë kishte marrë pjesë në Çmimin e Madh të Singaporit në vitin 2014. Para daljes në skenë, Lopez bëri edhe një postim përkatës në Instagram për Çmimin e Madh të Formula 1, duke publikuar foto të saj në poza të ndryshme./E.S
View this post on Instagram