Po bëhej gati të ngrihej në fluturim/ Avioni përfshihet nga flakët, evakuohen pasagjerët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një avion i linjës Delta Air Lines u përfshi nga flakët ndërsa po përgatitej për ngritje nga Aeroporti Ndërkombëtar i Orlandos mëngjesin e së hënës, njoftoi Administrata Federale e Aviacionit (FAA).

Incidenti ndodhi rreth orës 11:15, kur motori i një Airbus A330 mori flakë pak para nisjes për në Atlanta.

Në bordin e fluturimit 1213 ndodheshin 282 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit, të cilët u evakuuan në mënyrë të sigurt përmes daljeve të emergjencës. Sipas kompanisë Delta, nuk ka raportime për persona të lënduar.

Zëdhënësit e linjës ajrore konfirmuan se ekuipazhi reagoi menjëherë dhe zbatoi me korrektësi procedurat e evakuimit, pasi flakët u vunë re në sistemin e shkarkimit të njërit prej motorëve.

FAA ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit, ndërsa ngjarja vjen në një periudhë me disa raste të ngjashme në aeroportet amerikane, duke shtuar shqetësimet për sigurinë në sektorin e aviacionit. /E.T

 

/E.T

Të fundit

Horoskopi ditor, 7 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe...

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile finalizuan me sukses...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Lajme të tjera

Web TV