Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë gjatë gjithë ciklit të tij jetësor krahasuar me vitin 2019.

Zhvilluar nga Ampere, Renault Emblème përfaqëson një qasje revolucionare ndaj lëvizshmërisë së qëndrueshme.

Prezantimi në Paris shfaqi çdo detaj të automjetit, i cili është projektuar me kujdes për të minimizuar gjurmën e tij të karbonit, nga prodhimi deri në fund të jetës.

Kjo veturë elegante 4,80 metra e gjatë arrin një reduktim prej 70% të gjurmës së karbonit në prodhimin e të gjitha pjesëve. 50% e materialeve të përdorura riciklohen dhe pothuajse të gjitha janë të riciklueshme në fund të përdorimit.

Në kabinën e gjerë me një dizajn bashkëkohor, bie në sy ekrani i ri panoramik openR që shtrihet në të gjithë gjatësinë e panelit të kontrollit.

Sistemi i lëvizjes së dyfishtë i fuqizuar nga energjia elektrike dhe hidrogjeni, mundëson udhëtimin me emetime minimale në distanca të shkurtra dhe të gjata.

Grupi Renault synon të arrijë neutralitetin e karbonit në nivel global deri në vitin 2050 dhe në Evropë deri në vitin 2040.

Embleme është një shembull kryesor i kësaj ambicie dhe një pararendës i një epoke të re në industrinë e automobilave. /e.t

Të fundit

Aksident me vdekje në Vorë, detajet e fundit

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së hënës në zonën e Vorës. Sipas të...

Këshilli i Ambasadorëve shpreh shqetësim për lajmin se Izraeli ka nisur operacionin

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim për lajmin se Qeveria e Izraelit ka nisur operacionin për pushtimin ushtarak të qytetit të Gazës, një veprim...

500 mln euro për vilën e Berluskonit, zbulohet personi që do e blejë

Villa Certosa, rezidenca e ish-Kryeministrit Italian Silvio Berlusconit në Porto Rotondo, Sardini, është gati për t’u shitur. Kjo pasuri, pjesë e trashëgimisë së Berlusconit që...

Lajmi i fundit: Rodrygo do largohet nga Real Madrid, kush do paguajë 110 mln euro?

Edhe pse e nisi si titullar ndeshjen e mbrëmshme ku Real Madrid fitoi 0-3 ndaj Real Oviedo dhe luajti për 63 minuta, Rodrygo duket...

Politikat e migracionit në Gjermani, Angela Merkel jep komentin e saj

Ish-kancelarja Merkel është e befasuar që ende kritikohet për thënien "Do t'ia dalim mbanë". Ajo mbetet te fjalët e saj, sepse për të, bëhet...

Lajme të tjera

Web TV