Ushqime të certifikuara, nga mishi te vezët, çdo produkt me kod sigurie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga mishi dhe nënproduktet e tij te vezët apo bulmeti, bashkë me zarzavatet e reçelrat… produktet ushqimore që shiten në dyqane, markete dhe tregje duhet të jenë të pajisura me tregues identifikues të quajtur “lot” nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Udhëzimi i ri i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural synon vendosjen e sistemit të gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor, nga prodhimi deri te shitja.

“Në vetvete është një kërkesë e tregut. Pra, kur një konsumator kërkon një produkt të sigurt dhe prodhuesi të prodhojë një produkt të sigurt… midis të dyjave është hallka e certifikimit e cila në një mënyrë balancon kërkesën me ofertë. Është tipike e kërkesës të tregut”, thotë Sokol Stafa, ekspert i certifikimit të produkteve ushqimore.

Referuar udhëzimit të publikuar në fletoren zyrtare, lot-i do të jetë një kod me shkronja apo numra, që vendoset nga prodhuesi apo përpunuesi. Ky tregues do të mundësojë identifikimin e saktë të serisë së prodhimit të një produkti dhe do t’u vijë në ndihmë autoriteteve, për kontrollin e tyre.

“Ne kemi nevojë të krijojmë infrastrukturë të besueshme për konsumatorin tonë. Dhe për aq kohë sa flitet për skandale, ky objektiv ende nuk është arritur. Trupa e inspektorëve gjithashtu nuk ofron garanci. Nuk është fort e besueshme”, thotë Stafa.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë produktet bujqësore të dorëzuara direkt në stacione përpunimi; produktet në pikën e shitjes te konsumatori i fundit, kur nuk janë të parapaketuara; si dhe paketimet shumë të vogla, me sipërfaqe më të vogël se 10 cm².

“Çfarë është e rëndësishme është fakti që mbetjet e dëmshme te ato të jenë brenda normave të lejueshme”, thotë Stafa.

Lexo edhe :  Shqiptarëve në Greqi do t’iu njihen pensionet? Rama zbulon “prapaskenat” me palën greke

Për zbatimin e këtij udhëzimi i është ngarkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit në Fushën e Sigurisë Ushqimore si dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, institucion i vënë së fundmi në qendër të kritikave për shkak të mos-parandalimit të pulave me salmonelë nga Brazili apo luleshtrydheve me pesticide nga Greqia. /E.T

Të fundit

“Ferri” në New Jersey! Shkatërrohen bizneset digjen mijëra hektarë, evakuohen tre zona

Një zjarr i madh shpërtheu të martën, më 22 prill, në zonën e menaxhimit të kafshëve të egra Greenwood...

Rama tregon në Berat planin që ka për promovimin e verës shqiptare

Kryeministri Edi Rama zhvilloi takim elektoral sot në Berat. Ai deklaroi se pas anëtarësimit në BE, Shqipëria do marrë 300 milion Euro vetëm për...

Rama batuta me demokratin: “Ti thua që e solli koha, por varet kush e menaxhon kohën”

Kryeministri Edi Rama ka diskutuar me një mbështetës demokrat mbi zhvillimet në bujqësi gjatë një fjalimi. Rama theksoi se bujqësia ka ecur përpara, me demokratin...

Moda digjitale dhe “AI influencers”, po zëvendësohen njerëzit?

Në një kohë kur teknologjia po avancon me hapa të shpejtë, edhe bota e modës dhe influencimit po përjeton një transformim të rrallë: hyrjen...

Sot Kupa e Italisë, formacionet e mundshme Inter-Milan! Arnautovic nga minuta e parë

Trajneri Simone Inzaghi sot është i detyruar që të bëjë rrotacion për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Milanit. Lodhja e madhe, mungesat...

Lajme të tjera

Web TV