Bill Gates: Njerëzit nuk kanë lindur për të punuar!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-CEO i Microsoft, Bill Gates, ka deklaruar së fundmi se “njerëzit nuk kanë lindur për të punuar”, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi të ardhmen e punës në një botë gjithnjë e më të automatizuar.

Gjatë një interviste në podcastin Express Adda, të The Indian Express, Gates theksoi se puna nuk është një qëllim në vetvete, por një nevojë që lind nga mungesa e burimeve dhe domosdoshmëria për të prodhuar të mira për mbijetesë.

Sipas tij, zhvillimi i Inteligjencës Artificiale do të lejojë automatizimin e prodhimit dhe shërbimeve në një shkallë të paprecedentë, duke reduktuar gradualisht nevojën për punë njerëzore. “Punët ekzistojnë sepse kemi mungesa. Kur këto mungesa të zhduken, do të zhduken dhe punët”, u shpreh Gates.

Megjithatë, ai shtroi edhe pyetje thelbësore për të ardhmen: Çfarë do të bëjë njeriu me gjithë këtë kohë të lirë? Si do të përshtatet shoqëria me një sistem të ri, ku puna nuk është më qendra e jetës? /e.t

Të fundit

Vrau vajzën e tij në Tiranë, arrestohet në Liban 49-vjeçari palestinez

Fadi Alwan, babai i palestinezes Rayyan Alwan, të vrarë dy muaj më parë në Tiranë, është arrestuar në Liban. Ai...

Vetëvendosja nuk ndryshon qëndrim, PDK nuk pranon të votojë Haxhiun si kryetare Kuvendi

Edhe këtë të mërkurë ka nisur seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës. Gazetarja Leonita Bajrami bën me dije se aktualisht me ftesë të kryesuesit...

Berisha: Papa Françesku, mik i shquar i kombit shqiptar

Sali Berisha zhvilloi një vizitë në ambasadën e Vatikanit këtë të mërkurë ku shprehu ngushëllimet dhe nderimin më të madh për Papa Françeskun. Berisha...

Brenda “zemrës” një pistoletë, pse u arrestua i riu në Don Bosko

Një 23-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga. Policia thotë se ai kishte me vete një pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se do...

Merkato spektakolare, Xabi Alonso do t’i kërkojë Real Madridit 3 yje

Xabi Alonso tashmë po përshkruan udhërrëfyesin e tij nëse ai përfundimisht bëhet trajneri i ri i Real Madridit. Ish-lojtari i Real Madridit, i cili...

Lajme të tjera

Web TV