Fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, Egla Ceno, ka tërhequr vëmendjen me një koment të ri për Gjestin, një nga konkurrentët më të komentuar të sezonit.
Aktorja, e cila gjatë gjithë rrugëtimit të tij në shtëpi e ka mbështetur por edhe kritikuar herë pas here, por këtë herë është ndalur në një shkrim në natën kur u mbajt festa pas Big Brother.
“Unë kam alergji ndaj maskave, prandaj kam mbështetur atë djaloshin në BBV. Ai ishte e ‘keqja’ më e vogël në këtë edicion. Fatkeqësisht, shoh përtej dhe them që edhe ai shumë shpejt do të shndërrohet në një maskë”, shkroi Egla në një postim që bëri bujë në rrjet.
Ajo nuk u ndal me kaq. Në vijim të deklaratës, Ceno theksoi: “Duhet shtyllë kurrizore për t’i rezistuar reflektorëve. Fytyrën nuk ta jep shkolla, por shkolla të bën njeri! Kam thënë çfarë kam thënë.”
Egla ka shprehur edhe më parë pëlqimin për Gjestin gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, duke e cilësuar si një “frymë të re” në një ambient që sipas saj ishte shndërruar në një “azil pleqsh”.
Kjo deklaratë vjen pas një finaleje të zjarrtë dhe një sezoni plot tension, ku Gjesti jo vetëm fitoi zemrat e publikut, por edhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh./E.S