Ngërçi politik, s’ka ende marrëveshje, a janë zgjedhjet zgjidhja?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata politike në Kosovë mbetet e bllokuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, edhe pse doli partia e parë, nuk ka arritur të sigurojë shumicën prej 61 votash për të zgjedhur kryeparlamentarin e ri dhe për të formuar qeverinë e re.

Vetëvendosje nuk ka arritur marrëveshje me asnjë nga partitë e mëdha dhe është mbështetur vetëm në disa deputetë të minoriteteve. Kjo ka sjellë pamundësinë për konstituimin e Kuvendit, pasi Albulena Haxhiu, si propozim i saj për kryetare të Kuvendit mori vetëm 57 vota në dy tentime.

“Nëse vërtetë Vetëvendosje dëshiron të dal nga kjo situatë bllokuese do të duhet që ta gjejë një kandidat më konsesnual i cili është i përshtatshëm dhe për ndonjërën prej partive opozitare që të votohet dhe natyrisht përveç saj të gjejë edhe numrat për qeveri”, tha Arbënor Sadiku, analist.

Partitë e tjera, PDK, LDK dhe AAK, akuzojnë Vetëvendosjen se po mban peng institucionet. Por edhe Vetëvendosje hedh akuza të ngjashme ndaj tyre, duke i cilësuar si bllokuese të qëllimshme.

Në këtë situatë pa dalje të qartë, gjithnjë e më shpesh është duke u përmendur mundësia e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Këtë opsion nuk e përjashton më as Vetëvendosje dhe as PDK.

“Kosova është një vend i vogël nuk e ka luksin të shkojë çdo 3 muaj ditë në zgjedhje me humb miliona buxhet dhe në të njëjtën kohë të prodhojë të njëjtin rezultat, kjo më tepër kërkon me pas vullnet politik nga pozita dhe opozita që të tejkalohet kjo situatë”, tha Arbënor Sadiku, analist.

Zgjedhjet më shumë shihen edhe mjet presioni për të ulur kërkesat e partive të vogla, në këtë rast Nismës, që kërkon postin e kryeparlamentarit.

Lexo edhe :  Lista Serbe kërkon kompromis, Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

“Mund të jetë si një lloj shantazhi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK për Nismën dhe Aleancën që në rast se nuk e votoni këtë qeverinë e pakicës atëherë ne do t’i çojmë në zgjedhje ju nuk do të mund ta kaloni pragun”, tha Sadiku.

Të mërkurën Kuvendi do të mblidhet sërish për zgjedhjen e kryetarit pa ndonjë marrëveshje politike e që ka mundësi të prodhojë edhe të njëjtën rezultat sikurse në katër seancat e kaluara. /E.T

Të fundit

Vija e kuqe për mua!/ Agron Shehaj nuk përjashton kandidimin për Bashkinë e Tiranës

Agron Shehaj, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për rezultatin e zgjedhjeve dhe...

Partia e qendrës së djathtë fiton zgjedhjet në Portugali/ Socialistët hyjnë në krizë

Zgjedhjet legjislative në Portugali shkuan siç pritej. Pa asnjë surprizë, qendra e djathtë e kryeministrit në largim, Luís Montenegro, doli e para në votime....

“Kur sillet si qengj, të kërcënon”/ As gjyqi s’mjaftojnë për zbardhur krimet e Berishës!

Analisti politik Frrok Çupi, në  një studio televizive tha se Sali Berisha kur rri si qengj përpara një forcë politike është duke kërcënuar. Sipas Çupit...

Jorida Tabaku gruaja më e votuar ndër deputetët/ Mbyll garën me mbi 20 mijë vota

Kandidatja e PD për deputete në listën e hapur për qarkun e Tiranës, është gruaja më e votuar ndër kandidatet femra që do të...

Serbia drejt finalizimit të studimit për prodhimin e energjisë bërthamore

Qeveria serbe ka njoftuar se brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti do të prezantojë një studim fizibiliteti mbi energjinë bërthamore në Serbi, studim...

Lajme të tjera

Web TV