Policia ka ndaluar ish-Drejtoreshen e Spitalit Rajonal Irini Shehu e cila është Kryetarja aktuale e Këshillit Bashkiak Dibër.
Sipas njoftimit të policisë Shehu është arrestuar pasi ka përndjekur një person.
Shehu, 44 vjeçe, ishte prej disa javësh nën hetim në gjendje të lirë për veprën penale të përndjekjes, pasi u përfshi në një skandal brenda ambienteve të spitalit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasen I.Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, pasi dyshohet se ka përndjekur shtetasin R.D.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Përndjekja”./e.t