Bllokohen 2 mjete lundrimi tek “3 ishujt” në Ksamil/ Gjobiten me 100 mijë lekë gjobë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Vlorës ka bllokuar dhe gjobitur pronarët e 2 mjeteve lundruese që u gjendën në zonën “Tre Ishujt” në Ksamil, pa çertifikatë të operatorit turistik.

Pas denoncimit në media, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Port Sarandë, gjatë kontrollit në terren dhe verifikimit, kanë konstatuar se dy mjetet lundruese, njëra gomone në pronësi të shtetasit E. M., dhe tjetra motoskaf plastik në pronësi të shtetasit R. L., qarkullonin pa çertifikatën e operatorit turistik.

“Për të dyja mjetet u mor masë administrative në vlerën 100 000 lekë secili, pasi pronarët e tyre nuk dispononin dokumentacionin përkatës për të ushtruar aktivitetin si operator turistik në det. Gjithashtu, u bë bllokimi administrativ i mjeteve në SPK Port Sarandë”, thuhet në komunikatën zyrtare të policisë së Vlorës.

Skafe 1

“Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë siguron qytetarët dhe turistët se do të vijojë kontrollet dhe monitorimin e vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit, sigurisë dhe respektimit të kuadrit ligjor në fushën e turizmit detar.

 

 

Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo shkelje apo veprim të paligjshëm që cenon sigurinë në zonat kufitare, përmes numrit 112”, përfundon komunikata e drejtorisë së policisë Vlorë./e.t

Të fundit

Sinjal për banorët, Estonia do ndërtojë një bazë të re ushtarake në kufi me Rusinë

Estonia planifikon të ndërtojë një bazë ushtarake në qytetin Narva, duke regjistruar lëvizjen e fundit të vendit baltik për...

“Nxiu” Shqipërinë në PE/ Berisha s’heq dorë nga Fredi Beleri, e merr sërish në mbrojtje

Si Eurodeputeti i Greqisë në Parlamentin Evropian, Fredi Beleri do ti nxinte faqen  Shqipërisë pak muaj me pare, duke thënë se “po dhunon sistematikisht...

Vetëvendosja po dështon të formojë qeverinë, emisari i BE-së zbarkon në Prishtinë

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, po qëndron për një vizitë të shkurtër në Prishtinë. Kështu kanë bërë të ditur burime nga misioni...

Të mirat nuk po ndalen për Gjestin/ Fituesi i BBVA arrin një tjetër sukses (Foto)

Një javë historike për këngëtarin Gjesti. Me 19 prill Gjesti u shpall fitues i Big Brother VIP Albania 4, duke rrëmbyer çmimin e madh...

Pse Mark Zuckerberg mund të detyrohet të shesë Instagram dhe WhatsApp?!

Kompania Meta, në pronësi të Mark Zuckerberg, është duke u përballur me një gjyq vendimtar në SHBA, që mund të çojë në ndarjen e...

Lajme të tjera

Web TV