Rriten kërkesat për kredi, shtohen refuzimet nga bankat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë trokitën më shpesh në dyert e bankave në tremujorin e parë të vitit. Por për shkak “ceneve” në historik, një pjesë e konsiderueshme e kërkesave për hua u refuzuan.

Shkalla e miratimit të kredive për bizneset u raportua më e ulët në tremujorin e parë. Faktorët ishin historiku nga regjistri i kredisë, të ardhurat e disponueshme dhe pasqyrat financiare të bizneseve. Shkalla e miratimit të kredive për individët u raportua në rënie në tremujorin e parë të vitit 2025. Rritja e shkallës së refuzimeve u shkaktua nga politikat e bankave lidhur me kolateralin e kërkuar.

Banka e Shqipërisë

Teksa parashikon se kërkesa për kredi do të mbesë e lartë si nga qytetarët dhe bizneset, Banka e Shqipërisë parashikon tkurrje të refuzimeve.

Në tremujorin e dytë të vitit, bankat presin të ndjekin politika më të lehtësuara kreditimi në segmentin e biznesit të vogël e të mesëm, në kreditë lëvruar me qëllim financimin e investimeve dhe ato për mbulimin e nevojave afatshkurtra për likuiditet. Politikat e kreditimit priten të jenë lehtësuese edhe në segmentin e kredive për blerjen e banesave.

Banka e Shqipërisë

Lehtësimi i kushteve të kreditimit, sipas Bankës qendrore do të vijë si pasojë e uljes së ndjeshme të nivelin të kredive të këqija. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vetëm 4.17 për qind e totalit të huave të marra në banka nuk janë paguar në kohë.

“Cene” në historik, rriten kërkesat për kredi,

“Urojmë të mos kemi një krizë në pasuritë e paluajtshme se nëse do të nisi atëherë ekspozimi do të jetë jo vetëm i individit por dhe i bankave të cilat kanë marrë kolaterale këto objekte të financuara me kredi. Dhe më pas do kemi situatën e mosmbulimit me kolaterale të kredive të dhëna. Ku bankat përsëri do t’ia kërkojnë atyre që ta mbulojnë apo të heqin dorë nga pronat dhe të ngelen me borxhe të pashlyera”, thotë për A2 CNN eksperti i ekonomisë, Selim Blliku.

Lexo edhe :  Shembet çatia e kullës 650-vjeçare në Kinë, turistët vrapojnë të tmerruar (VIDEO)

Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se portofoli total i kredisë së dhënë nga 11 bankat tregtare në vend ishte 822.6 miliardë lekë. Nga kjo shumë, 34.3 miliardë ishin hua të papaguara në kohë.

“Cene” në historik, rriten kërkesat për kredi,

Rënia e treguesit në nivelin më të ulët në 16 vjet ka ardhur sa nga shlyerja në mënyrë të rregullt e kredive të vjetra, aq edhe nga zgjerimi i huave të reja./e.t

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV