Dollari në pikiatë, ekspertët: Lufta tarifore e SHBA po e zhvlerëson!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dobësimi i dollarit amerikan po shkaktohet nga politika që po ndjek administrata e Trump. Humbja e besimit tek Dollari e reflektuar në zhvlerësim të fortë edhe në Shqipëri, ku kjo valutë po këmbehet me 85-86 lekë, ekspertët thonë se ka ardhur prej luftës tarifore të Donald Trump.

“Si pasojë e kësaj lufte tregtare, tregjet financiare por edhe investitorët kanë një pasiguri politike dhe ekonomike”, thotë ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi.

Një tjetër shkak që po tkurr dollarin është edhe qasja e bankave ndërkombëtare të cilat rezervën e tyre nuk po e mbajnë më në dollarë por në shufra ari.

“Dollari shërben edhe si monedhë rezervë për bankat qendrore në vende të ndryshme të botës, tanimë shumë vende kanë nisur ta zëvendësojnë monedhën dollarë me ar”, shprehet ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj Kortoci.

Ky zhvlerësim godet eksportuesit që i kanë të ardhurat në dollarë, por po fuqizon importuesit pasi blejnë në këtë monedhë. Ekspertët thonë se ky zhvlerësim i valutave jo vetëm i dollarit por edhe i euros që sot këmbehet me 98 lekë, duhet të kishte ulur çmimet për mallrat e importuara.

“Ne kemi edhe eksperiencën e euros që nënçmimi i saj nuk u reflektua në tregun vendas, më shumë u rritën marzhet e fitimit për ata që merren me import sesa u ulën çmimet për produktet ushqimore”, thotë Radonshiqi.

Banka e Shqipërisë thotë se zhvlerësimi i monedhave të huaja ka ardhur prej fluksit të lartë të valutave që ka hyrë në vend prej turizmit, investimeve të huaja dhe remitancave, kurse ekspertët e kanë lidhur edhe me paranë informale, që vjen kryesisht nga burime kriminale./e.t

Të fundit

Sondazhi i fundit i 11 majit: Diferenca PS-PD është 12,6%, Lapaj i treti

Pas matjeve kombëtare në muajin Janar, Shkurt, Mars, Barometri i Euronews Albania ka zhvilluar matjen e katërt zgjedhore në...

“Kapa dorën e tij dhe dolëm”, Morena Taraku tregon përjetimin nga tërmeti në Stamboll

Të mërkurën, Stambolli u lëkund nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2. Dridhjet e tokës janë ndier në disa rajone, por deri tani...

Aksident në Greqi/ Automjeti përplaset me motorin, humb jetën 42-vjeçari shqiptar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e djeshme në Volos, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një 42-vjeçar shqiptar. Sipas informacioneve aksidenti ka ndodhur afërsisht...

Lufta në Ukrainë, Trump gjen justifikimin pse nuk e zgjidhi “për 24 orë”

Donald Trump, gjatë fushatës së tij, pati premtuar se do t'i jepte fund luftës në Ukrainë për 24 orë. Ai jo vetëm që nuk...

Dosja “Partizani”/ Merret sot vendimi për Berishën dhe dhëndrin e tij

Sot në orën 13:00, GJKKO pritet të marrë vendimin përfundimtar nëse dosja “Partizani”, me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe...

Lajme të tjera

Web TV