Gradaçela me fytyrën e kryeministrit?/ Berisha ‘zotohet’ t’ia thyej hundën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha tha se “do t’ia thyejë hundën Edi Ramës kur të vijë në pushtet”.

Kjo deklaratë u bë në formë përgjigje për një nga ndjekësit e tij virtualë në rrjetet sociale, në bashkëbisedimin me pyetje-përgjigje që pati ditën e sotme live (23 prill).

Qytetari Alban Tirana pyeste për ndërtimin e kullës shumëkatëshe në mes të Tiranës dhe që ka fytyrën në ngjashmëri fizike me atë të kryeministrit Edi Rama.

“Edi Rama ka ndërtuar surratin e tij në gradaçelë, kur të vini në pushtet a do t’ia ndryshoni surratin Edvinit?!”, e pyeste qytetari, por në fakt kjo pyetje lexohej nga zëdhënësja e Berishës.

Kreu i PD-së, i shpallur dy herë non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, si dhe me dosje penale si i akuzuar dhe i pandehur nga SPAK për aferën “Partizani”, u përgjigj shkurt për veprimin që do ndërmerrte, duke e pohuar me një masë ekstreme, që nuk dihet nëse është një metaforë politike apo një kërcënim i drejtpërdrejtë fizik.

Përgjigjen e shoqëron edhe me nënqeshjen e tij karakteristike, duke iu drejtuar kryeministrit se duhet ta kishte të qartë atë që do i bënte.

“Do t’ia thyejmë hundën! (nënqesh) Po! Ta ketë të qartë…!”, përgjigjet Berisha./e.t

Të fundit

E bujshme, Igli Tare merr me vete një lojtar të kombëtares shqiptare te Milani?

Teksa është në negociata me administratorin e përgjithshëm të Milanit për postin e drejtorit sportiv, Igli Tare ka piketuar...

“Duke festuar Big Brotherin…”/ Çfarë po kurdis Arbana Osmani me postimin e fundit? (FOTO)

Kur mendojmë se gjithçka mes Arbana Osmanit dhe formatit Big Brother është mbyllur me një “heshtje dinjitoze”, ajo kthen vëmendjen me një postim në...

Balla në Greqi, thirrje bashkatdhetarëve të tërheqin fletët e votimit në zyrat postare

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla u ndal në Veria për të parë nga afër procedurën e tërheqjes së zarfit të votimit nga bashkatdhetarët...

Atentati në Lundër me 4 të plagosur, hetuesit gjejnë sende të autorëve në zonë

Për të zbardhur atentatin e ndodhur në Lundër ku katër persona mbetën të plagosur, dy prej të cilëve të mitur, grupit hetimor iu desh...

Kina ka gati planin e hakmarrjes kundër Amerikës, zbulohen prapaskenat

Lufta tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës tashmë ka hyrë në një faze delikate. Ndërkohë që e gjithë vëmendja është tek Shtetet e...

Lajme të tjera

Web TV