Laert Vasili paralajmëron padi penale: “Kurrë nuk do të isha futur më në Big Brother”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Laert Vasili, i cili u shpall i treti në finalen e madhe të Big Brother VIP, ishte sot në një rrëfim në Shqipëria Live në Top Channel.

Aktori tregoi sesi ndihet pas daljes nga shtëpia dhe si e pret publiku jashtë.

“Kështu e kisha parashikuar edhe unë finalen. Më vjen mirë që eci në rrugë dhe ‘sagapao Laerti’ është bërë lajtmotivi i ri, falë nënës sime, të gjithë më shtrëngojnë dorën me dashamirësi”, tha ai.

Por sa i përket situata në shtëpi, ai tha se emri i tij është përdhosur dhe se janë lëshuar shumë ofendime ndaj tij, për të cilat tha se përfaqësuesit e tij ligjorë do të shohin nëse do të ketë një padi apo jo.

“Ka pasur aq shumë ofendime, sa mund të shkojnë në ndjekje penale, atë do e mendojnë përfaqësuesit e mi ligjorë.

Jam ndjerë i përdhosur, i përbaltur, është prishur imazhi im, sidomos ai i profesionit. Jemi në lojë, por nuk je me nivelin tënd në lojë.

Gjendja është e rënduar, shumë e rënduar. Në asnjë mënyrë nuk do ta ribëja si eksperiencë, kurrë”, tha ai. m.p.

Të fundit

Shtohen fëmijët me spektrin autik, llogariten 6 deri në 14 mijë persona

Numri i fëmijëve me çrregullime të spektrit autik po rritet frikshëm në Shqipëri, por jo vetëm. Në vendin tonë nuk...

Syri i njeriut sheh ngjyrën e re ‘Olo’ për herë të parë

Në një eksperiment të ri, shkencëtarët kanë "zbuluar" një ngjyrë krejt të re, një ngjyrë që ata thonë se nuk është parë kurrë më...

Balluku prezanton projektin “Mes Semanit e Vjosës”: Transformohet zona e Darzezës

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka prezantuar projektin “mes Semanit e Vjosës”. Balluku deklaroi se kjo është një nga projektet më...

Maratona e fushatës, Rama në Belsh: “Këtu kishte vetëm ferra e mbeturina”

Teksa po i afrohemi ditës së zgjedhjeve parlamentare (11 maj), kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të enjte një takim me të rinj dhe...

“Vladimir, stop! Po vdesin 5 mijë ushtarë në javë”. Trump nuk ka më durim me Putinin

Donald Trump i ka dërguar një mesazh herët në mëngjes Vladimir Putinit, pas sulmeve vdekjeprurëse ruse mbi Kievin. Duke shkruar në llogarinë e tij në...

Lajme të tjera

Web TV