Masa të rrepta sigurie për funeralin e Papës/ Snajperë dhe bllokues valësh për dronët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për garantimin maksimal të sigurisë gjatë funeralit të Papa Françeskut këtë të shtunë në Sheshin e Shën Pjetrit, autoritetet italiane kanë vendosur masa të jashtëzakonshme.

Përveç snajperistëve të vendosur në çatitë e ndërtesave përreth zonës, në terren do të jenë aktive edhe pajisje speciale anti-dron, të cilat kanë për qëllim neutralizimin e çdo mjeti fluturues të paautorizuar.

Bëhet fjalë për një lloj armë penguese elektronike, që funksionon duke bllokuar valët radio të dronëve, duke i detyruar ata të ulen ose të devijojnë fluturimin. Kjo teknologji përdoret shpesh në evente të mëdha me rrezik të lartë, për të shmangur çdo kërcënim të mundshëm nga ajri.

Prania e këtyre masave tregon nivelin e lartë të vigjilencës dhe ndjeshmërisë që autoritetet kanë për sigurinë gjatë ceremonisë së fundit për kreun e ndjerë të Kishës Katolike./e.t

Të fundit

Vendimi i Këshillit të Ministrave, Shqipëria rikthen vizat me Bjellorusinë

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka rikthyer vizat me Bjelllorusinë. Vendimi i miratuar më 15 maj të 2024-s...

Pritet të bëjë namin/ Producenti i ‘Eurovision’tregon risinë spektakolare që do të ndodhë

Eurovision 2025 po hyn në fazën përfundimtare për të paraqitur një shfaqje spektakolare në Bazel të Zvicrës dhe siç zbulon producenti Christer Bjorkman, një...

E bujshme, Igli Tare merr me vete një lojtar të kombëtares shqiptare te Milani?

Teksa është në negociata me administratorin e përgjithshëm të Milanit për postin e drejtorit sportiv, Igli Tare ka piketuar disa lojtarë, të cilët mund...

“Duke festuar Big Brotherin…”/ Çfarë po kurdis Arbana Osmani me postimin e fundit? (FOTO)

Kur mendojmë se gjithçka mes Arbana Osmanit dhe formatit Big Brother është mbyllur me një “heshtje dinjitoze”, ajo kthen vëmendjen me një postim në...

Balla në Greqi, thirrje bashkatdhetarëve të tërheqin fletët e votimit në zyrat postare

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla u ndal në Veria për të parë nga afër procedurën e tërheqjes së zarfit të votimit nga bashkatdhetarët...

Lajme të tjera

Web TV