Premtimi i PS për pasaportën evropiane/ Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëherazi kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste në Tiranë, deklaroi në një intervistë në emisionin “Open” në News24 se integrimi në Bashkimin Europian është një prej angazhimeve më të forta të PS në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Gonxhja theksoi se premtimi “Shqipëria 2030” është një simbolikë që përfaqëson mbylljen e dekadës me rezultate konkrete në rrugën drejt BE-së.

“Shifra 2030 është më shumë një nocion simbolik i përmbylljes së dekadës, jo një premtim kalendarik për një mandat të pestë. Por nëse e mbyllim këtë periudhë me rezultatet që po ndërtojmë, do të jetë një sukses historik”, tha Gonxhja.

 

 

Ai shtoi se anëtarësimi në BE nuk është vetëm vullnet i Shqipërisë, por edhe i vetë Bashkimit Europian dhe disa prej liderëve më të rëndësishëm europianë.

“Ka një mekanizëm real që e bën më të shpejtë anëtarësimin tonë. Ministria që unë drejtoj ka kapitujt më të rëndësishëm në negociata dhe në çdo hap që hedhim, ndjejmë mbështetjen e BE-së”, u shpreh ai.

Sipas tij, Shqipëria është në rrugë të mirë për të mbyllur konvergjencën ligjore dhe administrative me BE-në brenda dy viteve të ardhshme, duke e konsideruar këtë proces si një sfidë të përbashkët që kërkon përkushtim institucional dhe shoqëror.

“Për ne, procesi mbyllet kur jemi realisht gati, jo vetëm politikisht, por edhe teknikisht, për të qenë pjesë e familjes europiane”, përfundoi Gonxhja./E.T

Të fundit

Vendimi i Këshillit të Ministrave, Shqipëria rikthen vizat me Bjellorusinë

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka rikthyer vizat me Bjelllorusinë. Vendimi i miratuar më 15 maj të 2024-s...

Pritet të bëjë namin/ Producenti i ‘Eurovision’tregon risinë spektakolare që do të ndodhë

Eurovision 2025 po hyn në fazën përfundimtare për të paraqitur një shfaqje spektakolare në Bazel të Zvicrës dhe siç zbulon producenti Christer Bjorkman, një...

E bujshme, Igli Tare merr me vete një lojtar të kombëtares shqiptare te Milani?

Teksa është në negociata me administratorin e përgjithshëm të Milanit për postin e drejtorit sportiv, Igli Tare ka piketuar disa lojtarë, të cilët mund...

“Duke festuar Big Brotherin…”/ Çfarë po kurdis Arbana Osmani me postimin e fundit? (FOTO)

Kur mendojmë se gjithçka mes Arbana Osmanit dhe formatit Big Brother është mbyllur me një “heshtje dinjitoze”, ajo kthen vëmendjen me një postim në...

Balla në Greqi, thirrje bashkatdhetarëve të tërheqin fletët e votimit në zyrat postare

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla u ndal në Veria për të parë nga afër procedurën e tërheqjes së zarfit të votimit nga bashkatdhetarët...

Lajme të tjera

Web TV