Rama ankohet për kryetarët e bashkive: “Kemi një problem, do e rregullojmë pas fitores”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama këtë paradite zhvilloi një takim me fermerët në Berat, ku foli për bujqësinë dhe zhvillimin rural.

Mes të tjerash, Rama shprehu një ankesë ndaj të gjithë kryetarëve të bashkive të vendit, pasi sipas tij, ata pas ndarjes territoriale, e trajtojnë fshatin si pjesë të qytetit, dhe nuk janë futur në ‘zemrën’ e problemit, që është prodhimi dhe përpunimi i produkteve bujqësore.

Ai tha se bashkia duhet të het palë me fermerët për të ndihmuar dhe nxitur prodhimin.

“Kemi një problem me kryetarët e bashkisë. Ne bëmë reformën territorial, ku praktikisht u bashkuan shumë funksione dhe bëmë shumë mirë, por duhej bërë më e fortë, më pak bashki, por gjithsesi bëmë një kalim të madh, dhe komunave u lamë funksione administrative me të thjeshta që të ishin më pranë banorëve. Kryetarët e bashkive, fshatin vazhdojnë ta shikojnë si pjesë të qytetit, pra rrugë, kanale, ndriçim publik, pastrim dhe nuk janë futur te zemra që është qarkullimi i gjithë gjakut të atij organizmi, te prodhimi, grumbullimi dhe përpunimi. Nuk janë futur të marketimi”.

“Ju e dini më mirë se unë që në vendet e zhvilluara nuk është kështu, bashkitë janë pjesë, ortakë, bëjnë biznes dhe nuk jetojnë vetëm me ç’a jep qeveria dhe ne në mandatin e katërt këtë do ta forcojmë këtë. Kjo do të thotë që kur bashkia ka një problem me grumbullimin si duhet të prodhimit të fermerëve, bashkia i bashkon dhe futet vetë, pra bashkia me 50-60 fermerë, që mos them që bashkia bën një rrjet të përbashkët të agroturizmave, dhe i thotë sa më shumë verë të shesësh aq më shumë do marrësh x gjë nga unë”.

Lexo edhe :  Këlliçi dhe Çupi takime në Tiranë/ Premton taksë 10% dhe mbështetje për bizneset e vogla

“Kur bashkia fut një fond x, u thotë çfarë mund të bëmë gjë tjetër që mund ta prodhojmë këtu? Se nuk e bëni dot ju se doni mbështetje, dhe bashkarisht i drejtoheni qeverisë dhe bankës, dhe bëheni bashkë. Kështu ne e forcojmë shumë bazën industriale të lehtë të vendit”, tha Rama. m.p.

Të fundit

Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, ka familje që s’hanë dot tre vakte

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në qytetin e Gjirokastrës, ku përveç prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij...

KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, KPA e rikthen

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK. Trupi gjykues i...

Pete Davidson nis procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazheve: Më duhen 10 vite

Pete Davidson, aktori i njohur amerikan, ka zbuluar se ka nisur një proces të gjatë dhe të dhimbshëm për të hequr më shumë se...

Shehaj në Kukës: Kryeministri gënjen haptazi kur thotë se mbështet Altin Dumanin

Nga takimi i fushatës në Kukës, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi të thellë në lidhje me drejtësinë dhe mbështetjen e SPAK-ut,...

Presidenti Begaj niset nesër drejt Italisë, do të marrë pjesë në varrimin e Papës

Presidenti Bajram Begaj do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut të shtunën. Mësohet se Begaj do të niset nesër drejt vendit...

Lajme të tjera

Web TV