Sakrificat e prindërve shqiptarë: shpenzojnë 32,4 miliardë lekë për edukimin e fëmijëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga 12 grupet kryesore të konsumit të familjeve shqiptare, shërbimet arsimore rezultojnë me rritjen më të madhe të shpenzimeve gjatë tri dekadave të fundit, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Në vitin 1995, të gjitha familjet shqiptare shpenzuan gjatë gjithë vitit për shërbimet arsimore vetëm 1,6 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2023, këto shpenzime të paindeksuara me inflacionin arritën në 32,4 miliardë lekë me rritje 1855%, raporton Monitor.

Teksa numri i fëmijëve erdhi në rënie, shpenzimet e familjeve erdhën në rritje për shkak se në dekadën e dytë të tranzicionit, shërbimet arsimore u diversifikuan. Deri në vitin 1995, shteti ishte ofruesi i vetëm i shërbimit arsimor dhe familjet zakonisht harxhonin nga të ardhurat e tyre vetëm për mjete shkollore.

Me liberalizimin e ekonomisë dhe lëvizjet demografike, nisën të zhvillohen me shpejtësi ofruesit privat të çerdheve dhe të kopshteve. Në mes të viteve 2000 nisën të funksionojnë universitetet private dhe dhjetëra shkolla të arsimit parauniversitar në privat.

Zhvillimi i arsimit privat dhe vënia e tarifave në arsimin e lartë publik i kanë rritur ndjeshëm shpenzimet e familjeve për arsimin gjatë viteve.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vitet e fundit, shpenzimet familjeve shqiptare kanë shënuar rritje me fortë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, shpenzimet vjetore të familjeve shqiptare për arsimin u rritën me 17.5% në krahasim me vitin 2021 dhe në vitin 2023 u rriten me rreth 8%. Burimet nga tregu kanë pohuar se ritmet e rritjes së çmimeve në shërbimet arsimore kanë qenë të larta edhe më 2024, çka do të reflektohen në shpenzimet e familjeve.

Teksa numri i studentëve dhe nxënësve në Shqipëri në tërësi po ulet prej rënies së popullsisë së të rinjve, institucionet private të arsimit të lartë po presin gjithnjë e më shumë studentë.

Lexo edhe :  Tiranë, trafik i çmendur për orë të tëra/ Kolaps në Unazën e Madhe (VIDEO)

Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2016, në arsimin e lartë privat, kishte 25,514 studentë, të cilët përbënin 17.3% të totalit të studentëve. Vitin e kaluar, numri i tyre arriti në 32,3 mijë ose 27,6% e totalit të studentëve.

Tregu i arsimit të lartë privat në vitin 2022 arriti në rreh 65 milionë euro, ndërsa në total familjet shqiptare shpenzuan me 2023 për shërbimet arsimore një vlerë të përafërt me 324 milionë eurosh. m.p.

Të fundit

Terror në mëngjes për të grabitur një pikë karburanti, ‘skifterët kapin’ vetëm… 300 euro

Një grabitje ka ndodhur në orët e para të së premtes, 25 prill, në një pikë karburanti në zonën...

Lodhja e pranverës, fenomeni që prek shumë njerëz! Çfarë të bëni?

Me largimin e dimrit dhe ardhjen e ditëve më të ngrohta e më të gjata, shumë njerëz përballen me një ndjesi të çuditshme lodhjeje,...

Hetimi nga SPAK, Qyno: U deshën disa biseda të personave të tjerë që të baltosesha

Gazetari Elton Qyno foli sot lidhur me hetimin e nisur nga SPAK ndaj tij dhe gazetarit Artan Hoxha. I ftuar në "Çim Peka...

Pas 22 vitesh ndarje, Livia rrëfen takimin me të atin: Më tha diçka të fortë…

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Livia Brunga, njoftoi së fundmi takimin e shumëpritur me babain e saj pas 22 vitesh. Livia postoi në...

Pse Haxhiu është mollë sherri për konstituimin e Kuvendit të Kosovës?

Për PDK-në dhe AAK-në, deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, është figurë përçarëse për postin e kryeparlamentares. Por, a është emri i Haxhiut pengesë apo...

Lajme të tjera

Web TV