Vetëvendosja nuk ndryshon qëndrim, PDK nuk pranon të votojë Haxhiun si kryetare Kuvendi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe këtë të mërkurë ka nisur seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës. Gazetarja Leonita Bajrami bën me dije se aktualisht me ftesë të kryesuesit të seancës konstituive, Avni Deharit, përfaqësuesit e partive janë në takim konsultativ.

Para se të hyjë në Kuvend, Albulena Haxhiu ka thënë shkurt se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndryshuar qëndrim. Ndërkohë, Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë që nuk e votojnë Albulena Haxhiun si kryetare të parlamentit.

Lumir Abdixhiku ka thënë se nëse këto ditë nuk ka pasur marrëveshje politike, seanca do të jetë e kotë. “Është e pakuptimtë që një parti që ka 48 deputetë nuk mund të sigurojë votat”, ka thënë ai.

“Për LDK-në është e qartë se me këtë gjuhë nuk ka kompromis. Jemi të qartë, për më tepër bindjet tona se partia e parë duhet të ofrojë një kandidat konsensual jo një që lexon skriptat partiake. Ne nuk kemi kandidat konsensual sepse nuk jemi në tavolinë të diskutimit. Ata që janë të gatshëm për kompromis, le të ulën të diskutojnë”, ka thënë Abdixhiku. m.p.

Të fundit

Keni plane për fundjavën? Sinoptikania: Temperaturat do jenë të larta, por do ketë shi

Kjo fundjavë do te karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm sipas sinoptikanëve ku nuk do të mungojnë edhe reshjet e...

Rama në Velipojë: Do nisi puna dhe me Bypass-in e Shëngjinit

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim në Velipojë me përfaqësuesit e bizneseve në një fazë shumë pozitive të ekonomisë kombëtare...

Berisha: 10 ditët e fundit në spitale nuk bëhen analiza, po bëhen krime kundër njerëzimit

Sali Berisha gjatë një takimi me studentët e mjekësisë tha se mafia është armikja më e egër e bluzvave të bardha dhe e të...

GJKKO urdhëroi hetim për Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj, SPAK e ankimon në Apel

Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK të regjistrojë procedim penal për ish-ministren Olta Xhaçka dhe për bashkëshortin e saj Artan Gaçi, por organi i akuzës...

Veprat penale në fushën e zgjedhjeve, SPAK ‘zbarkon’ në Prokurorinë e Korçës

Në Prokurorinë e Korçës zhvillohet takim ndërinstitucional në kuadër të bashkëpunimit dhe koordinimit të hetimeve për veprat penale në fushën e zgjedhjeve. Në Prokurorinë pranë...

Lajme të tjera

Web TV