Vrau vajzën e tij në Tiranë, arrestohet në Liban 49-vjeçari palestinez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fadi Alwan, babai i palestinezes Rayyan Alwan, të vrarë dy muaj më parë në Tiranë, është arrestuar në Liban.

Ai akuzohet për vrasjen e së bijës dy muaj më parë në kryeqytet. Tashmë, pritet që 49-vjeçari palestinez të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Njoftimi i policisë:

Akuzohet se vrau me mjet prerës, vajzën e tij, rreth 2 muaj më parë, në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka”, arrestohet në Liban, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 49-vjeçari palestinez.

Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, dhe si rezultat i komunikimit të vazhdueshëm me strukturat homologe në Liban, nëpërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Beirutit, u kap në Liban, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi palestinez, F. A., 49 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se shtetasi F. A., në shkurt 2025, në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka”, Tiranë, ka vrarë me mjet prerës, vajzën e tij, shtetasen R. A..

Vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave të Interpolit, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri./E.S

Të fundit

Veliaj ankimon sekuestron e celularit, sot seanca në Apelin e GJKKO

Në Apelin e Posaçëm sot mbahet një seancë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj ka ankimuar sekuestron e celularit...

Sondazhi i fundit i 11 majit: Diferenca PS-PD është 12,6%, Lapaj i treti

Pas matjeve kombëtare në muajin Janar, Shkurt, Mars, Barometri i Euronews Albania ka zhvilluar matjen e katërt zgjedhore në nivel vendi. Pyetja më thelbësore përpara...

“Kapa dorën e tij dhe dolëm”, Morena Taraku tregon përjetimin nga tërmeti në Stamboll

Të mërkurën, Stambolli u lëkund nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2. Dridhjet e tokës janë ndier në disa rajone, por deri tani...

Aksident në Greqi/ Automjeti përplaset me motorin, humb jetën 42-vjeçari shqiptar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e djeshme në Volos, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një 42-vjeçar shqiptar. Sipas informacioneve aksidenti ka ndodhur afërsisht...

Lufta në Ukrainë, Trump gjen justifikimin pse nuk e zgjidhi “për 24 orë”

Donald Trump, gjatë fushatës së tij, pati premtuar se do t'i jepte fund luftës në Ukrainë për 24 orë. Ai jo vetëm që nuk...

Lajme të tjera

Web TV