Carlo Ancelotti analizoi fitoren e ngushtë të Real Madrid ndaj Getafes, falë një goli të Arda Güler, por nuk munguan tonet kritike ndaj disa momenteve të ndeshjes, në veçanti ndaj Endrick. Sulmuesi brazilian humbi një rast të pastër në pjesën e dytë, duke tentuar një “fintet” një kundër një me portierin kundërshtar, gjë që e zemëroi trajnerin Italian, i cili e zëvendësoi menjëherë me Bellingham.
Ancelotti, për momentin me Endrick: “Nuk mund të bëjë gjëra të tilla. Është i ri dhe ka për të mësuar, por gjëra të tilla në futboll nuk ekzistojnë. Duhet të godasë sa më fort që të mundet. Ky nuk është një klub teatri…”
Për finalen e Kupës së Mbretit: “Në finale duhet të mbrohemi mirë dhe pastaj të shfrytëzojmë mundësitë tona në sulm”.
Për mungesën e efikasitetit: “Na mungon më shumë efikasiteti, kjo është e vërtetë. Kishim raste në pjesën e parë dhe kundërsulme në të dytën, por nuk arritëm të finalizonim siç duhej”.
Për Arda Güler: “Ka luajtur me qetësi dhe shumë cilësi. E ardhmja e tij është si mesfushor i avancuar në 4-4-2 ose 4-3-3. I mungon pak forca në duele, por ka shumë klas”.
Për finalen ndaj Barcelonës: “Në një finale, çdo gjë mund të ndodhë”. m.p.