Dosja “Partizani” e Berishës, shtyhet për më 5 maj seanca paraprake

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seanca paraprake për dosjen “Partizani” është shtyrë për më 5 maj, raporton A2 CNN. Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi akuzohen për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani” në Tiranë, një pronë shtetërore me vlerë të konsiderueshme.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) pretendon se privatizimi është bërë në mënyrë të paligjshme, duke shkaktuar dëm të madh ekonomik shtetit. Sipas SPAK, Jamarbër Malltezi ka përfituar padrejtësisht pronën përmes ndikimit të Sali Berishës në institucionet shtetërore.

Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”. Malltezi akuzohet për “pastrim parash” dhe “korrupsion aktiv”. Hetimet kanë përfshirë edhe disa zyrtarë të tjerë që kanë qenë pjesë e procesit të privatizimit.

Berisha e ka cilësuar dosjen si një sulm politik ndaj tij dhe ka refuzuar të paraqitet në SPAK, duke u vetëshpallur i përndjekur politik. m.p.

Të fundit

Pse uji i detit është i kripur?

Fillimisht, uji i detit ishte po aq i freskët sa uji i lumit. Përqendrimi aktual i kripës, rreth 35 gram...

“‘Djathtas për Zhvillim’ nuk del pa mandate”, Shehi: 30% e shqiptarëve do votojnë ndryshe

Nga një prej lagjeve më të vjetra të Tiranës, ajo e “Tregut Elektrik”, kreu i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, Dashamir Shehi, shprehu bindjen se...

Gazetarja Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH

Gazetarja dhe moderatorja e njohur Eni Vasili është zgjedhur drejtoreshë e përgjithshme e Radio Televizionit Publik Shqiptar. Vasili u zgjodh në votimin e dytë, ku...

Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit, përplasen dy makina, tre persona të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje te tuneli i Kalimashit në rrugën e Kombit. Mësohet se dy makina janë përplasur...

Njerëzit e zgjuar zgjedhin vetminë për një arsye shumë interesante

Shumë njerëz besojnë se vetmia shkaktohet nga paaftësia për t’u socializuar apo mungesa e miqve. Por rezulton se edhe kur jemi të rrethuar nga...

Lajme të tjera

Web TV