I shpëtoi një atentati, ekzekutohet në mes të ditës një prej liderëve të mafies greke!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vrasje mafioze ka ndodhur mesditën e kësaj në enjteje në Greqi, ku në zonën e Halkandrit është ekzekutuar Georgios Moschouris, i cili konsiderohej nga autoritetet greke si një prej liderëve të mafies greke.

Moschouris, i njohur me nofkën “Thamnaki”, sapo ishte dalë nga një qendër private mjekësore kur persona të paidentifikuar që udhëtonin me një automjet, u afruan dhe e qëlluan me kallashnikov.

Ai raportohet se ka marrë plumba të shumtë, disa prej të cilëve e goditën në fytyrë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në vendin e krimit u gjetën disa gëzhoja plumbash, ndërsa pak më vonë u gjet një automjet i djegur në zonën e Patimës së Halkandrit, i cili dyshohet se ishte automjeti që përdorën autorët për të kryer krimin dhe për të ikur nga vendngjarja.

Policia po shqyrton arsyen e atentati dhe konfiktet e Moschouris, i cili i kishte mbijetuar një atentati të vitit 2020 në Voula, përballë një pastiçerie të njohur.

Zona është rrethuar nga policia dhe hetimet për gjetjen dhe kapjen e autorëve janë në zhvillim e sipër. Policia gjithashtu mësohet se po mbledh prova nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e dëshmitarëve, për të krijuar një panoramë të plotë të rrugës së ekzekutorëve./E.S

Të fundit

Basha me të përndjekurit politikë: 81 milionë euro për kompensimin e vuajtjes suaj

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me të përndjekur politik në Tiranë. Gjatë diskutimit u...

Po kontrollonte matësin e energjisë, faturistja e OSHEE-s dhunohet nga pronari i lokalit

Një 38-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia këtë premte, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta për shkak të detyrës punonjësen...

“Kush përdor fjalë të liga, ka zemrën e keqe”. Myftiu i Shkodrës thirrje për politikanët

Myftiu i Shkodrës ka kritikuar këtë të premte gjuhën e përdorur nga politikanët shqiptarë gjatë fushatës elektorale. Duke cituar shkrimet e Mithat Frashërit, i njohur...

Rama nga Shkodra: Të zgjedhësh kënetën je çyryk politikisht, je gjysmak, nuk mbush

Kryeministri Edi Rama sot në Shkodër shprehu kënaqësinë e tij që më në fund socialistët kanë marrë besimin për të drejtuar bashkinë e qytetit,...

Pandeli Majko: Nuk më mungon guximi për të vizituar Metën në burg, mbetet shoku im

Deputeti i Partisë Socialiste dhe kandidati për Tiranën në zgjedhjet e 11 majit, Pandeli Majko, ka komentuar në News24 situatën e presidentit të Partisë...

Lajme të tjera

Web TV