Ylli italian i muzikës pop, Laura Pausini ka ndarë me ndjekësit e saj se si ka arritur të zhdukë kilogramët e tepërta nga trupi i saj.
“Fillova një dietë me një dietolog në prill. Kam ngrënë për 5 muaj, duke peshuar gjithçka dhe nuk e neglizhova kurrë. Fillova të bëja gjimnastikë 3 herë në javë për një vit të tërë dhe nisa një turne 3 orë në mbrëmje në skenë, ku nuk e kurseva veten fizikisht.
Peshohesha një herë në muaj për të kuptuar nëse ajo që po bëja po funksiononte. Vazhdoja me përpjekje dhe këmbëngulje për të hequr kilogramët që nuk më linin të ndihesha e qetë në skenë dhe jashtë saj. Nuk kam bërë asnjë injeksion dhe nuk kam përdorur metodat që janë në modë sot për të humbur peshë shpejt. Të gjithë ma kanë rekomanduar dhe meqë ra fjala nuk jam mjeke por përpara se të fus diçka në trup preferoj të njoh mundësitë pozitive, por edhe negative të çdo gjëje.
Për të humbur peshë (të paktën për mua) ju duhet mbi të gjitha vullneti dhe sakrifica dhe nëse e bëni këtë ngadalë do të përfitojë edhe lëkura dhe humori juaj për të qenë i mirë”, është shprehur Pausini./E.S