Muzhaqi i përgjigjet Berishës/ O buf gënjeshtar, nuk të ka mbetur më as turp e as logjikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi i është përgjigjur Sali Berishës, pas një postimi të tij, i cili pretendonte se shkollat në Elbasan do mbyllen sot për shkak të takimeve elektorale që do të zhvillojë kryesocialsiti Edi Rama. Teksa ka ndarë edhe postimin e Sali Berishës, të cilit i ka vendosur sipër një buf, Muzhaqi shkruan me ironi se bufi gënjeshtar paska zbuluar ‘skandalin e radhës’.

Ajo shkruan se fëmijët nuk kanë lidhje me fushatën e PS, pasi Berisha pretendonte se nxënësit e shkollës Jorgji Dilo nesër nuk do të zhvillojnë mësim. Ministrja sqaroi se nxënësit e kësaj shkolle do të pikturojnë për ‘Shtëpinë e Europës’.

“Bufi Gënjeshtar na paska zbuluar “skandalin” e radhës – fëmijët që vizatojnë për Shtëpinë e Europës, paska vendosur t’i fusë në fushatë! Po, sepse kur nuk ke as ide, as mbështetje, të mbetet vetëm të trillosh komplotin e lapsave me ngjyra!

Turp s’të ka mbetur më, po as logjikë jo! Fëmijët s’kanë asnjë lidhje me Partinë Socialiste, dhe as me fushatën – po për të shpikur ndonjë gënjeshtër, ti s’pyet as për fëmijë, as për të vërtetën! Ama, fli pa merak, se në Elbasan të pret një disfatë që nuk vizatohet me lapsa me ngjyra, por vuloset me votë”, shkruan Bora Muzhaqi.

Berisha publikoi një ditë më parë një postim të ‘qytetarit dixhital’, ku shkruante se administrata dhe shkollat do të jenë pushim, sepse atje do të jetë “burreci 2 metrosh”.

 “Administrata ndërpret nesër punën, shkollat mbyllen për takimin elektoral të burrecit 2 metrosh”, shkruan Sali Berisha, teksa ndan më poshtë dhe mesazhin e “qytetarit dixhital”: Rama vjen nesër në Elbasan. E gjithë administrata me urdhër të drejtoreve dhe kryetarit të Bashkisë është thirrur me dhunë në miting duke firmosur për praninë e tyre. Nxënësit e shkollës Jorgji Dilo nesër nuk do të zhvillojnë mësim dhe do i nxjerrin në shesh në ora 10.00 për shkak se vjen Rama.”

Postimi i Bora Muzhaqit

 

Lexo edhe :  Makina përpleset me skuterin, transportohen me urgjencë në spital 13-vjeçarët e plagosur

Të fundit

Fillojnë testet, arma revolucionare britanike rrëzon 100 dronë njëherësh

Në kërkim të antidotit përfundimtar për të luftuar dronët në fushën moderne të betejës, nuk mungojnë idetë novatore. Në...

Klubet arabe trondisin Barcelonën, 300 mln euro për yllin e skuadrës

Tashmë që Vinicius refuzoi transferimin nga Spanja, pasi është afër rinovimit të kontratës së tij me Real Madrid, ekipet nga Arabia Saudite ia kanë...

Fero shpreh dhimbjen në ditëlindjen e vajzës: Më kanë ndarë padrejtësisht

Fero ka ndarë me ndjekësit një postim për ditëlindjen e vajzës, Ninës ku pretendon se nuk e ka parë prej 8 muajsh. Reperi e ka...

Policia shmang tragjedinë në Tiranë, 48-vjeçari kërcënonte me hanxhar familjen

Policia e Tiranës ka arritur që të parandalojë një ngjarje kriminale. Sipas njoftimit të bluve mësohet se një 48-vjeçar i cili ishte me masën...

“Trefishim i fondeve për kërkimin shkencor”, Manastirliu bën zotimin te FSHN-ja

Për të promovuar aktivitetin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe për të ndërtuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi mes studentëve dhe sektorit privat, Universiteti...

Lajme të tjera

Web TV