Policia shmang tragjedinë në Tiranë, 48-vjeçari kërcënonte me hanxhar familjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka arritur që të parandalojë një ngjarje kriminale. Sipas njoftimit të bluve mësohet se një 48-vjeçar i cili ishte me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ka kërcënuar se do i vriste me hanxhar bashkëshorten dhe djalin e tij.

Në Komisariatin e Policisë nr.6 mbërriti një telefonatë ku dhe u njoftuan se në një banesë në rrugën “Haki Stërmilli”, një shtetas po kërcënonte familjarët e tij.

Menjëherë pas këtij denoncimi blutë u nisën me urgjencë drejt vendit të ngjarjes ku dhe falë ndërhyrjes së tyre të shpejtë arritën që të parandalojnë një tragjedi.

Lidhur me këtë ngjarje u vu në pranga shtetasi Elvis Bana, 48-vjeç. Nga verifikimet e mëtejshme në lidhje me rastin, rezultoi se 48-vjeçari ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”. m.p.

Të fundit

Ndoqi dietë për shumë vite/ Gwyneth Paltrow tregon se ka hequr dorë nga ky zakon

Për vite me radhë, Gwyneth Paltrow ndoqi dietën e saj të rreptë, pa bukë, makarona dhe djathë. Mirëpo, duket...

Ndryshon sistemi i Ambasadës Amerikane për vizat! Ja i do të funksionojë shërbimi i ri

Ambasada e ShBA në Tiranë do të përdorë një sistem të ri për takimet e vizave duke filluar nga data 30 maj 2025. Përmes shërbimit...

Gënjeshtrat që na janë thënë për alkoolin, ekspertët zbulojnë të vërteta tronditëse

Pavarësisht se e dimë prej dekadash që alkooli shkakton kancer, shoqëria ende e konsumon në nivele të larta. Tani, gjithnjë e më shumë ekspertë...

“Arsimi shqiptar në ditët më të këqija”, Meta: Shqipëria ka buxhetin më të ulët në rajon

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shpërndarë një postim në Facebook, duke kritikuar ashpër qeverinë e Edi Ramës për gjendjen e rëndë...

I shpëtoi një atentati, ekzekutohet në mes të ditës një prej liderëve të mafies greke!

Një vrasje mafioze ka ndodhur mesditën e kësaj në enjteje në Greqi, ku në zonën e Halkandrit është ekzekutuar Georgios Moschouris, i cili konsiderohej...

Lajme të tjera

Web TV