Rama në Elbasan: Elvis Roshi me ne ishte kriminel, kurse kur është me PD jo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë takimit që pati sot me përfaqësues të biznesit në Elbasan, kreu i PS komentoi për herë të parë ish-kreu e bashkisë Kavajë Elvis Roshin që tashmë kontributin politik e jep pranë PD.

Rama nuk i kurseu ironitë kur tha se në kohën që ishte me PS cilësohej si kriminel prej opozitës, ndërsa tani që ka kaluar në krahun blu duke mbështetur familjarin e tij që garon në PD, është në rregull.

Ish kryebashkiaku socialist i Kavajës Elvis Rroshi tërhoqi vëmendjen pasi është përfshirë në fushatë për kushëririn e tij Elton Rroshin, i cili garon për deputet në zgjedhjet e 11 majit, nën siglën e “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” të udhëhequr nga PD.

“Po u more me ata, nëse do të isha marrë me ata do të kisha përfunduar në çmendinë. A je në vete. Më marrin mua, më futen në shtëpi, më vjedhin fotot e mia të rinisë, m’i nxjerrin në mexhelis cullak në 2007. Po këta janë për t’u thënë njerëzve se shikoni sa monstër është se këta për vete edhe në dush shkojnë me kostum.

Njerëzit jua kthejnë siç e meritojnë. Shtojnë edhe ca vota me ato. Tani unë pas 100 vitesh në një bisedë më Pandi Majkon, atëherë u tmerrua. Të isha për Pandin do të kisha humbur zgjedhjet se nuk dilte më nga shpia nga tmerri si mund të jetë ky dhe pa rroba. Se mendonte se flija me rroba ushtarake…

Të merremi me këta ne, janë fundi. Të kesh pasur të internuar këtë të duash ti nuk vlen është kot. Keni dëgjuar një farë Elvis Rroshi. Tani e kanë marrë dhe është në rregull ai. Ishte kriminel kur ishte me ne, kështu që kjo është historia tan”, tha Rama ndër të tjera. m.p.

Të fundit

Papa i Vatikanit përmes kinemasë, 5 filma që nuk duhen humbur

Si shenjt apo si një skandal, Papa i Vatikanit ka qenë subjekt i filmave të të gjitha llojeve. Cybernews...

Profecia e frikshme 1000-vjeçare që parashikon ç’ndodh pas vdekjes së Papa Françeskut

Një profeci e supozuar që thuhet se është pothuajse një mijëvjeçar pretendon se parashikon Papën e ardhshëm dhe bën një paralajmërim të tmerrshëm për...

Punonjësit shqiptarë më të stresuarit në Ballkanin Perëndimor

Punonjësit shqiptarë janë më të stresuarit, vetmuarit dhe trishtuarit në Ballkanin Perëndimor sipas sondazheve të kompanisë amerikane Gallup. Në raportin e publikuar së fundmi rezulton...

Gjatë 4 muajve vodhi në të njëjtin dyqan 7 palë syze, kapet 40-vjeçari

Gjatë 4 muajve, vodhi në të njëjtin dyqan, aksesorë me vlerë rreth 11 200 euro, kapet 40-vjeçari, i dënuar më parë, për të njëjtin...

A ka dallim mes “paqes” së Trumpit dhe kapitullimit?

Presidenti amerikan mburret se "ka një marrëveshje" për paqen me Rusinë. Ukraina është kundër, ndërsa shumëkush e quan këtë si kapitullim të Trumpit. "Unë...

Lajme të tjera

Web TV