A ka dallim mes “paqes” së Trumpit dhe kapitullimit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan mburret se “ka një marrëveshje” për paqen me Rusinë. Ukraina është kundër, ndërsa shumëkush e quan këtë si kapitullim të Trumpit. “Unë besoj se kemi një marrëveshje meRusinë,” tha Presidenti i SHBA Donald Trumpnë Uashington. Tani duhet ta “bindë” edhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski, gjë që është “e vështirë”. Trumpi edhe një herë e akuzoi Zelenskin si “fajtor për zgjatjen e luftës me deklaratat e tij luftarake”. Presidenti ukrainas hodhi poshtë edhe një herë qëndrimin e Trumpit se Ukraina duhet të “harrojë” Krimenë dhe kujtoi qëndrimin e nënshkruar të qeverisë amerikane nga viti 2018, i cili kërkon që Rusia të tërhiqet nga Krimea, e cila i përket Ukrainës sipas ligjit ndërkombëtar. Trump, nga ana tjetër, i është përgjigjur Zelenskit në rrjetet sociale me fjalët “pse Ukraina nuk luftoi për të mbajtur Krimenë?”.

Çfarë parashikon “marrëveshja”?

Zyrtarisht nuk është bërë e ditur se çfarë përmban kjo “marrëveshje” për të cilën flet Trumpi. Por sipas raportimeve të mediave amerikane, është praktikisht një kapitullim i Ukrainës dhe një marrëveshje, me të cilën Rusia do të merrte gjithçka që ka pushtuar deri tani, siç shkruan portali Axios. Vetëm një pjesë e vogël e territorit nën pushtimin rus në Kharkiv do t’i kthehej Ukrainës. Në këmbim, SHBA do të heqë sanksionet ndaj Rusisë që kanë qenë në fuqi që nga viti 2014. I njëjti portal pretendon se termocentrali bërthamor i Zaporizhias do të qëndronte në territorin e Ukrainës, por nën menaxhimin e një kompanie amerikane, e cila do të furnizonte me energji atje si Ukrainën, ashtu edhe Rusinë. Edhe Washington Post shkruan se propozimi i SHBA-së është të ngrijë kufirin përgjatë vijës aktuale të frontit. Financial Times raporton se presidenti rus Vladimir Putin në fakt i ka ofruar Trumpit një ndalesë të tillë të lëvizjeve të vijës së parë nëse Uashingtoni pranon kërkesa të tjera të rëndësishme ruse, duke përfshirë njohjen e sovranitetit të Moskës mbi gadishullin ukrainas të Krimesë. Ukraina do të duhej të heqë dorë edhe nga synimi i saj për anëtarësim në NATO. Sipas ekspertëve ushtarakë nga Instituti Amerikan për Studimin e Luftës, ngrirja e frontit nuk është garanci për paqen në të ardhmen. Rusia mund të përdorë pauzën në luftimet për armatim shtesë dhe më vonë të vazhdojë agresionin, veçanërisht nëse marrëveshja parashikon një moratorium të plotë për ndihmën ushtarake perëndimore për Ukrainën.

“Shkëmbimi” i keq dhe i padrejtë i territoreve

Disa nga ato që raportojnë mediat janë dëgjuar edhe nga zëvendëspresidenti i SHBA J. D. Vance, i cili po viziton Indinë: “Pozicioni aktual i frontit – ose diku përgjatë kësaj linje – përfundimisht do të shënojë kufij të rinj në këtë konflikt”. Vance thotë se si Ukraina ashtu edhe Rusia duhet të heqin dorë nga disa pjesë të territorit që zotërojnë aktualisht. “Do të duhet të ketë një shkëmbim territori – kështu që nuk do të thosha se do të jetë pikërisht pozicioni aktual i frontit. Por ne duam që vrasjet të ndalen.” Megjithatë, është e qartë se në këtë “shkëmbim territoresh” Ukraina do të merrte vetëm thërrime, ndërsa Rusia praktikisht gjithçka që pushtoi ushtarakisht. Për këtë “marrëveshje” ka indinjatë edhe në Bruksel. Ajo konsiderohet se shumë e favorshme për Rusinë, një “deal” që nuk e mbron Ukrainën – nuk flitet me asnjë fjalë për garancinë e sigurisë për pjesën tjetër të atij vendi. Në përgjithësi ky “deal” është plot kontradikta. Kjo “iniciativë” e Trumpit po kthehet gjithnjë e më shumë në një konfrontim edhe më të ashpër mes SHBA-së dhe Europës, pasojat e të cilit për Ukrainën ende nuk mund të parashikohen.

Lexo edhe :  Netanyahu: Fundi i luftës në Gaza, kur të plotësohen 3 kushte

E papranueshme edhe për Europën

Gatishmëria e dukshme e Presidentit amerikan për t’ia dorëzuar Krimenë Putinit është e papranueshme, e të papranueshme janë edhe kërkesat e Uashingtonit që BE të lehtësojë sanksionet kundër Rusisë. “Ne nuk kemi parë asnjë shenjë të vullnetit të mirë nga ana e Rusisë për paqë të qendrueshme.Armëpushimi i funditka çuar vetëm në sulme të mëtejshme në territorin ukrainas”, tha zëdhënësja e BE-së Arianna Podestra. Zyrtarët evropianë thonë se nuk mund t’u besojnë më as deklaratave të dëgjuara në Uashington. Mediat amerikane citojnë një zyrtar të lartë të Trumpit që pretendon se “Ukraina është 90 për qind dakord” me idetë e paqes së Trumpit. Sipas tij, Ukraina është e gatshme t’i lëshojë 20 për qind të territorit të saj Rusisë. Vetëm pak më vonë u dëgjua se Zelenski nuk është fare dakord dhe se “ende duhet të bindet” për këto plane. Kjo dëshmon se “deal” është akoma shumë larg dhe se Ukraina nuk është e gatshme të pranojë pushtimin rus në asnjë pjesë të territorit.

“Ukraina po u hidhet qenëve”

Eksperti gjerman i politikës së jashtme nga radhët e CDU, Roderich Kiesewetter, deklaroi për ARD se kjo “marrëveshje e Trumpit është në dëm të Ukrainës. Është kapitullim”. Natyrisht, as Ukraina dhe as Evropa nuk mund të pajtohen me këtë, “sepse do të cënohej siguria jonë edhe më shumë”. Kiesewetteri tha se akoma zyrtarisht nuk dihet shumë për këtë “marrëveshje”. Por Trumpi do të përballet tani me realitetin, sepse “gjëja më e keqe është që Ukraina po u hidhet qenve”, thotë politikani gjerman. Edhe qeveria eBritanisë së Madhe është e zhgënjyer nga një “paqe” e tillë e Trumpit. Ajo planifikon të krijojë një “aleancë mbrojtëse” me Bashkimin Evropian. Kremlini reagoi menjëherë ndaj kundërshtimit të Evropës dhe prapë kërcënoi me armë bërthamore në rast të “agresionit” të aleatëve perëndimorë në favor të Ukrainës. Presidentja e Komitetit të Mbrojtjes të Parlamentit Evropian, Marie-Agnes Strack-Zimmermann (FDP) kundërshtoi një paqe të këtillë. Nëse kjo është e vetmja gjë që Shtetet e Bashkuara mund të ofrojnë, “atëherë mund të thuhet se kjo është provë e shkruar: jo, amerikanët nuk janë as miqtë tanë dhe as aleatët tanë në të ardhmen”, theksoi Strack-Zimmermann. Kjo e bën edhe më të rëndësishme mbështetjen e BE-së për Ukrainën. “Përndryshe, Rusia mund të konkludojë në fund se ky agresion brutal ka pasur sukses. Kjo do të kishte pasoja edhe për ne në Evropë”, thotë ajo.DW

Të fundit

Albulena Haxhiu nuk heq dorë: Nëse nuk votohet kryetari i Kuvendit, zgjedhje të reja!

Albulena Haxhiu ka reaguar pas dështimit të radhës për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës. Deputetja e Vetëvendosjes duket...

Agron Shehaj fushatë në Shkodër: Nuk kam pranuar asnjë lloj pazari, votoni ndryshimin!

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ishte sot në takim me banorët në Shkodër, ku shpalosi një pjesë të programit të forcës politike që...

Mourinho dhe Cristiano në një skuadër? Po, mund të ndodhë në 2026

Federata portugeze e futbollit po shqyrton seriozisht emërimin e Jose Mourinho si trajner i luzitanëve përpara Kupës së Botës 2026. Kjo do të ishte një...

Takimi në degën 4 në Tiranë, Berisha: Sivjet kemi entuziazëm të paparë, Rama vjedh

Nga takimi në degën nr.4 në Tiranë ku bëri prezantimin e programit të qeverisjes 'PD-Shqipëria Madhështore', kreu i PD Sali Berisha, hodhi akuza ndaj...

Palestra në mëngjes apo në darkë? Ja kur është më mirë të ushtrohemi

Një nga pyetjet më të zakonshme për ata që duan të bëjnë jetë aktive është: kur është më mirë të shkojmë në palestër –...

Lajme të tjera

Web TV