Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me të përndjekur politik në Tiranë. Gjatë diskutimit u trajtuan shqetësimet e kësaj shtrese dhe u prezantua programi i detajuar për njohjen dhe trajtimin e tyre të drejtë.
Duke folur për programin e Koalicionit Euroatlantik, Basha u zotua për pajisjen me status për të gjithë të pushkatuarit, të burgosurit dhe të internuarit politik, trajtim të barabartë financiar me ish-ushtarakët, si dhe përfundimin e shqyrtimit të mbi 2 mijë dosjeve të mbetura pezull. Ai theksoi nevojën për rishikimin e vendimeve të padrejta, si dhe ndërtimin e një kujtese kombëtare dhe kthimin në muze të kampe burgjeve të Spaçit, Qafë Barit, Tepelenës, burgun e Burrelit dhe edukimit të brezave të rinj.
Sipas tij, një tjetër angazhim kyç është edhe kompensimi i plotë financiar i të përndjekurve, me një vlerë totale që kap shumën e 81 milionë euro, si dhe kthimin ose kompensimi i pronave të konfiskuara.
“Të vetëdijshëm se ajo që keni përjetuar në Shqipëri, i ngjan më pak dramës së Gjermanisë lindore në komunizëm dhe më shumë dramës së kombit gjerman ndaj nazizmit. Duke përfituar nga këta shembuj dhe nga kjo përvojë, duke dialoguar ngështësisht me përfaqësuesit e të përndjekurve politik, duke marrë parasysh shqetësimet e prekshme që kanë segmente të caktuara të të përndjekurve politik, ne kemi marrë përsipër këto angazhime: së pari, pajisjen me statusin e të përndjekurit për të gjithë të pushkatuarit, të burgosurit, të internuarit politik të pasardhësve të tyre.
Trajtimin e statusit financiar të statusit të të përndjekurit politik me efekt retroaktiv të barazvlefshëm me statusin e ish-ushtarakut në Republikën e Shqipërisë.
Zgjatja me efekt të menjëhershëm dhe deri në përfundim të procesit të shqyrtimit të mbi 2 mijë dosjeve të mbetura pezull dhe të pashqyrtuara për mungesë të qartë të vullnetit politik. Rishikimi i kuadrit ligjor në raport me barazvlefshmërijnë e ekzekutimeve me dhe pa gjyq me statusin e 8 viteve persekutim, çka në vlerësimin e ekspertëve tanë ka qenë, është një padrejtësi. Dhe aplikimin e standardeve bashkëkohore në raport me këtë kategori pasardhësish të pushkatuarish, të ekzekutuarish me dhe pa gjyq.
Po kështu, rishikimin e vendimeve të padrejta të marrë për të paktën 1600 raste të persekutimit, përfshirë të ekzekutimit, në veçanti në periudhën shtator 1944, mars 1945. Valën e terrorit komunist ku një numër i madh i të përndjekurve politik i të pushkatuarve, i familjarëve të tyre, në mënyrë të pajustifikueshme janë përjashtuar nga trajtimi si të tillë.
Investimin me të gjitha mjetet e nevojshme financiare për të mbështetur institutin e kujtesën dhe të studimeve të krimeve të komunizmit, për t’i dhënë të gjithë mjetet, instrumentet, burimet njerëzore dhe financat me qëllim arritjen e objektivit të ndërgjegjësimit Kombëtar për atë që përfaqëson komunizmi në raport me dëmet që i ka bërë Kombit dhe popullsisë.
Pjesë e këtij objektivi padiskutim është rishikimi i teksteve shkollore mbi baza shkencore dhe arkivore. Si dhe bazuar në përvojën më të mirë gjermane, organizimi i të paktën katër herë për fëmijët e shkollave nga klasa e parë në fund të shkollës së mesme në vendet historike të kujtesës së persekutimit, qofshin këto burgjet famëkeqe të komunizmit, qofshin këto kampet e internimit apo të tjera vende me një rëndësi të veçantë të cilat do të restaurohen, do të përshtaten sipas praktikave më të mira perëndimore.
Promovimin e të ashtuquajturave libra të ndaluar dhe mbështetje për dorëshkrime të papublikuara të autorëve të persekutuar dhe të kronikanëve të persekucionit komunist. Miratimin e kuadrit ligjor mbi informimin e të kaluarës komuniste dhe absolutisht, përsëris vendosmërinë tonë për të miratuar lustracionin për pastërtinë e figurave politike. Në institucionet shqiptre nuk do te ketë më vend për persekutorët komunist.
Krijimin e Muzeut Kombëtar të Kujtesës dhe kthimin në muze të kampe burgjeve të Spaçit, Qafë Barit dhe Tepelenës dhe siç e thash kthimin në një vend përkujtimor dhe heqjen nga inventari i institucioneve të vendimeve penale të burgut të Burelit, që është padiskutim një nga momnimentet më famëkeqe të persekucionit komunist.
Përmbyllljen e plotë pas rishikimit sipas objektivave të dëmshpërblimit financiar për të përndjekurit politik dhe pasardhësit e tyre, në mënyrë të plotë brenda katër viteve të ardhshme. Vlera totale që shoqëria u ka borxh, është 81 milionë euro pa interesa. Dhe angazhimi jonë është që kjo vlerë të paguhet e plotë. Rikthimin e pronave të konfiskuara ose kompensimin me vlerën e tregut plus interesat.”- tha Basha. m.p.