“E doja djalë”- Fermeri i Ferma VIP: I thash bashkëshortes “ik tek nëna” kur lindi vajzën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njëri nga banorët e Ferma VIP, Andrea u ka treguar konkurrentëve se nuk e ka pritur mirë ardhjen në jetë të vajzës së tij të parë.

Ai është shprehur se e ka përjetuar shumë keq, pasi priste që të ishte djalë, teksa rrëfeu se kur mori vesh lajmin se kishte lindur vajza, ai i kishte thënë bashkëshortes së tij: “Ik rri tek nëna jote tani”.

Mirëpo me pak “presion” nga familja e tij, ishte qetësuar asaj kohe, megjithatë influenceri u shpreh se kur vajza e tij e dytë erdhi në jetë mezi e kishte pritur.

“Kur më lindi e dyta, mezi e kam pritur se e dija çfarë do të thotë të kesh vajzë,” u shpreh Andrea.

RREFIMI I PLOTE

Unë në mes të serës duke punuar. Me merr në telefon goca e xhaxhit: Urime është vajzë. I thash thuaj asaj ik, rri tek nëna jote. Meqë po e bën gati ik atje i thash. Për zotin po, e di sa keq e kam përjetuar, sepse po ta dija që në fillim e dija edhe… Po deri kur ajo ishte gjashtë muajshe, ja bënin këto gratë e ka me majë barkun dhe është djalë, ja ka rënë poshtë barku është djalë. Debat i madh derisa më morën këta njerëzit e mi më thoshin mos bëj keshtu. Kur më lindi e dyta, mezi e kam pritur se e dija çfarë do të thotë të kesh vajzë./E.S

Të fundit

Fushata e 11 majit, gratë dhe vajzat shkodrane presin Ramën me këngë qytetare

Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e qarkut të Shkodrës, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare...

Ra nga lartësia duke punuar në ndërtim, 62-vjeçari humb jetën në Golem

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Golem, ku raportohet se një 62-vjeçar ka humbur jetën. Mësohet se ngjarja ka ndodhur teksa 62-vjeçari punonte...

Sinqeriteti i Kryemadhit, rrëfen dy gabimet fatale në karrierën e saj politike

Deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar se pavarësisht divorcit po bën fushatë për babin e fëmijëve të saj Ilir Metën. “Nuk kërkoj votë për ish bashkëshortin...

Varrimi i Papës, Begaj mbërrin në Vatikan, i bashkohet presidentja Osmani

Presidenti Bajram Begaj dhe bashkëshortja e tij, Amanda Begaj, ka mbërritur në Vatikan këtë të premte, ku po merr pjesë në homazhet për Papa...

I shkarkuar nga KPK para dy vitesh, Apelimi rikthen në detyrë prokurorin Bajram Breçani

Kolegji i Posaçëm të Apelimit vendosi të enjten më 24 prill rikthimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Bajram Breçani, i cili ishte shkarkuar...

Lajme të tjera

Web TV