I shkarkuar nga KPK para dy vitesh, Apelimi rikthen në detyrë prokurorin Bajram Breçani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kolegji i Posaçëm të Apelimit vendosi të enjten më 24 prill rikthimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Bajram Breçani, i cili ishte shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rreth dy vjet e gjysmë më parë.

Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Ina Rama, me relator Sokol Çomon dhe anëtare Mimoza Tasi, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të kryer prej Breçanit.

Prokurori Bajram Breçani u shkarkua nga KPK më 6 shtator 2022 për probleme në kriterin pasuror. Ndërkohë, ai u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, si dhe nuk u konstatuan probleme penalizuese për profesionalizmin.

Shumica e trupës së Kolegjit, vendosi të enjten të ndryshojë vendimmarrjen e Komisionit dhe e konfirmoi në detyrë Breçanin, raporton Birn.

Bajram Breçani e ka filluar karrierën si prokuror në vitin 1995 dhe e ka ushtruar këtë detyrë deri në vitin 2000 pasi u shkarkua nga Prokurori i Përgjithshëm i atëhershëm. Ai fitoi me vendim gjyqësor të formës së prerë rikthimin në sistemin e drejtësisë dhe në vitin 2013 u caktua në Prokurorinë e Krujës.

Një vit më vonë u transferua në Prokurorinë e Elbasanit ku shërbeu deri në vitin 2016, kur u caktua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ku dhe e ushtronte funksionin deri dy vite e gjysmë më parë, kur u shkarkua nga detyra nga shkalla e parë e vettingut. m.p.

Të fundit

Horoskopi i ditës së shtunë, 26 prill 2025

Search Horoskopi ditor nga Susan Miller – E shtunë, 26 prill 2025. Pasqyra zodiakale për dashurinë, financat, emocionet dhe ndryshimet e brendshme – çfarë sjell...

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin e Gazës po mbarojnë. Jo vetëm...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Lajme të tjera

Web TV