Papa i Vatikanit përmes kinemasë, 5 filma që nuk duhen humbur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si shenjt apo si një skandal, Papa i Vatikanit ka qenë subjekt i filmave të të gjitha llojeve. Cybernews ka përzgjedhur 5 prej tyre që prekin kufijtë e besimit, dramës dhe humorit.

Kureshtja rreth Papëve ka qenë gjithnjë e përhapur jo vetëm në media, por edhe në kinema. Ndërsa bota mban zi për Papa Françeskun i cili u nda nga jeta më 21 prill, mund t’i hidhni një sy sugjerimeve të mëposhtme sesi kinematografia ka interpretuar Atin e Shenjtë.

Disa prej tyre bazohen në histori të vërtetë, në absurditet apo imagjinatë, por të gjithë ia kanë dalë të lënë ndikimin e tyre kulturor apo kritik.

Two Popes

Ky margaritar i Netflix përqendrohet në një moment kulminant në Vatikan: dorëheqjen e papritur të Papa Benediktit dhe marrëdhënien e paparashikuar mes tij dhe kardinalit Jorge Bergoglio, Papa Françesku i ardhshëm. Ajo që nis si një zhvendosje pushteti kthehet në një bisedë të thellë për besimin, dështimin dhe faljen.

Titulli tregon që ka dy karaktere të ndryshme: Benedikti, konservator dhe i largët dhe Françesku, progresist dhe reformativ. Edhe pse filmi anon më shumë drejt këtij të fundit, është Anthony Hopkins që merr vëmendjen me rolin e tij si Benedikti. Filmi i nominuar për tre çmime Oscar, është vlerësuar për dialogun imagjinar pas dyerve të mbyllura dhe momentin e papritur kur dy papë përballen me njëri-tjetrin.

Conclave

Një film origjinal i fantazisë historike. Papa vdes dhe 118 kardinalë mbyllen në Kapelën Sistinë. Ralph Fiennes luan rolin e dekanit të Kolegjit të Kardinalëve dhe mban detyrën e mbikëqyrjes së votimit për papën e ri. Nën tymin e zi, fshihet një mister. Papa i ndjerë nuk është i pranishëm fizikisht, por prania e tij ndihet fort. Kardinalët merren me procesin e votimit ndërsa shpaloset makineria e pushtetit dhe dikush mund të përmbysë sistemin.

Lexo edhe :  Kur luksi bllokon qytetin, banorët e Venecias kundër dasmës së Jeff Bezos!

Francesco

Një homazh për Papa Françeskun. Atij i interesonin çështje që shumë të tjerë i anashkalonin, si ngrohja globale, barazia shoqërore, varfëria dhe dialogu ndërfetar. Përpjekjet e tij për të folur për skandalet e abuzimit seksual brenda Kishës Katolike u kthyen në një bisedë për të cilën ai do të kujtohet. Ky është rrëfimi i figurës së Papa Françeskut si njeri i shenjtë, aktivist, i drejtpërdrejtë dhe modest. Evgeny Afinevsky ia arriti të reflektojë rrëmujën kolosale që njerëzimi ka bërë dhe rolin esencial që mund të luajë një Papë.

Habemus Papam (We Have a Pope)

Ky film është si një komedi ekzistenciale, e përqendruar te një njeri që nuk e do detyrën e papës. Kur një papë vdes dhe konklava zgjedh pasuesin, çdo kandidat lutet që të mos e marrë rolin, duke kthyer në humor sesi jetët e tyre mund të marrin fund prej saj. Asokohe, kur tema e shëndetit mendor nisi të përfshihej në ndërgjegjen publike, seancat terapeutike të Papës nxitën kundërshtime. Vatikani reagoi fuqishëm dhe agjencia italiane e lajmeve, AGI kërkoi që filmi të ndalohej. Regjisori Nanni Moretti ndërmerr një rrezik për ta bërë Papën që t’ia mbathë.

Pope Joan

Ky film bazohet në legjendën mesjetare se një grua u maskua si burrë dhe u bë prift duke arritur të bëhej papë. Papa Joan ndërthur “Gladiatorin” dhe “Kodin e Da Vinçit”, por përçan mizogjininë institucionale që më pas u kthye në një kult. Filmi nuk shënoi fitime në arkë por tërhoqi shumë kritika, të cilat e kanë gdhendur vendin e tij si një nga më guximtarët në këtë zhanër. Ai sfidon status quo-në dhe kjo e bën të dallueshëm./E.Ç

Të fundit

Italia i jep “lamtumirën” Spallettit, Azzurrit marrin pikët e para në kualifikueset

Këtë të hënë u zhvilluan disa nga ndeshjet kualifikuese të Botërorit. Italia mori 3 pikët e para në grup,...

METODA: Si autoritetet italiane mund të zbardhin vrasjen mafioze të 45 viteve më parë

Hetuesit e Prokurorisë së Palermos, në Itali, kanë zgjedhur teknologjitë e reja për të nxjerrë ADN-në nga një gjurmë e gjetur 45 vjet më...

Barcelona godet në merkato, Lewandowski i dytë kushton… zero euro!

Edhe pse Robert Lewandowski mbetet ende një "makineri" golash pavarësisht moshës së tij, te Barcelona po punojnë në fshehtësi dhe me zgjuarsi për të...

2 km nga kufiri me Serbinë, Kurti inaguron stacionin e ri policor në Zveçan

Vetëm dy kilometra larg kufirit me Serbinë, sot është përuruar objekti i ri i Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit. Në...

Kujt i leverdis rinumërimi në Tiranë dhe Fier? Edhe Ramës, edhe Berishës

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Shqipëria po hyn sërish në një fazë tensioni elektoral, këtë herë jo përmes kutive të votimit, por përmes rinumërimit...

Lajme të tjera

Web TV