Pas 22 vitesh ndarje, Livia rrëfen takimin me të atin: Më tha diçka të fortë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Livia Brunga, njoftoi së fundmi takimin e shumëpritur me babain e saj pas 22 vitesh.

Livia postoi në Instagram një foto me të atin, ndërsa përmes një lidhje telefonike në emisionin “Pardon My French”, ish-banorja ka ajo ka rrëfyer emocionet e para dhe gjithçka rreth takimit emocionues.

Fillimisht ajo tregoi se kishte filluar komunikimin me të atin menjëherë pas daljes së saj nga shtëpia e famshme, teksa mes emocioneve, Livia u shpreh se kishte gjetur atë ngrohtësinë dhe konfidencën, dhe siç e përshkroi ajo dukej sikur koha kishte ndaluar për ta.

“Tani po filloj të futem tek rruga e ekulibrit, kështu mund ta quaj dhe ndihem shumë mirë. Një takim në fakt që unë nuk e imagjinoja kurrë. Nga BBV kemi filluar komunikimin sa dola unë. Kemi folur dhe e kemi pasur mundësinë dhe e kam thënë që më bënte shumë përshtypje pjesa që flisja me babin sikur të mos kishte ndodhur asgjë në këto 22 vite. Është shumë e çuditshme, kam gjetur atë ngrohtësinë dhe konfidencën. Kur jemi takuar përqafimi ishte shumë i natyrshëm, sikur nuk jemi ndarë kurrë. Ishte ajo çfarë unë kisha nevojë, jashtë ekranit të telefonit duke ecur në Shkodrën e bukur. Kemi pasur mundësi që të rrinim”, tha Livia.

Më tej, Livia tha se babai i saj e kishte këshilluar atë për të vazhduar përpara, teksa i kishte shprehur dëshirën për t’u bërë gjysh.

“Në fillim më tha jepi forca vetes, ndërto gjërat e tua meqë ke qejf ekranin. Babi më tha dhe një gjë shumë të fortë, që ëndrra e tij është që të bëhet gjysh”, u shpreh ajo.

Lexo edhe :  U përfol për një romancë me Ledrin/ Xhensila sqaron marrëdhënien me reperin

Por, a do t’ia plotësojë dëshirën Livia, a është në planet e saj më të afërta? Kjo mbetet për t’u parë…/E.S

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV