Pas largimit nga politika, Monika Kryemadhi do të jetë aktore në një film

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ftuar në Debat në A2 CNN, Monika Kryemadhi zbuloi dhe projektin e saj të ri në të cilin është angazhuar, i cili e sjell atë në rolin e një aktoreje filmi.

Deputetja Kryemadhi tregoi disa detaje nga ky film, ku ajo rrëfeu dhe rolin që do të ketë, të cilin thotë që e ka bërë dhe në jetën si politikane

“Është një film interesant. Është për rininë. Kam një rol të një personazhi enigmatik, që krijon hapësirë për një djalë të ri që të krijojë ëndrrën e tij. Këtë gjë e kam bërë dhe në jetë. Rama bëhet rrobaqepës. Edhe sot e vesh vetë administratën. Jemi në proces. Do bëj dhe ca prova se dhe filmi është zanat më vete. Ke të bësh me njerëz ndryshe, e shikojnë botën ndryshe. Kanë koncept tjetër për jetën. Do të shoh veten time ndryshe në këtë projekt. Është shpejt për të folur për rikthimin në politik. Besoj se nuk do ketë oferta për mua”, u shpreh Kryemadhi./E.S

Të fundit

Varrimi i Papës, Begaj mbërrin në Vatikan, i bashkohet presidentja Osmani

Presidenti Bajram Begaj dhe bashkëshortja e tij, Amanda Begaj, ka mbërritur në Vatikan këtë të premte, ku po merr...

Gara në qarkun Korçë, PS nuk i mjafton 1 votë për avantazh, por diaspora mund ta ndihmojë

Eduart Zaloshnja mendon se në Qarkun Korçë këto zgjedhje do të jenë shumë interesante për shkak të "lojës strategjike" të dy subjekteve kryesore, PS...

I shkarkuar nga KPK para dy vitesh, Apelimi rikthen në detyrë prokurorin Bajram Breçani

Kolegji i Posaçëm të Apelimit vendosi të enjten më 24 prill rikthimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Bajram Breçani, i cili ishte shkarkuar...

Premtimi i Ramës nga Shkodra: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mori pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se plotë të shkollës “Ismail Qemali” në Shkodër. Shkolla “Ismail...

Ndahen Piqué dhe Clara Chía, zbulohet shkaku

Kur Gerard Piqué dhe Clara Chía dolën publikisht si çift në gusht të vitit 2022, bota bëri një pauzë. Ishte e pamundur të mos...

Lajme të tjera

Web TV