Një sherr me sende të forta ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një rezidencë vilash në zonën e Lundrës, në Tiranë.
Raportohet se një person ka mbetur i plagosur, pas një sherri masiv mes disa personave.
Ende nuk dihen detajet e plota nga ngjarja, por policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet të japë informacione më të detajuara. m.p.