Takimi në degën 4 në Tiranë, Berisha: Sivjet kemi entuziazëm të paparë, Rama vjedh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga takimi në degën nr.4 në Tiranë ku bëri prezantimin e programit të qeverisjes ‘PD-Shqipëria Madhështore’, kreu i PD Sali Berisha, hodhi akuza ndaj qeverisë.

Berisha tha se qeveria në këto vite vetëm ka vjedhur taksat e qytetarëve shqiptar. Ai premtoi se nëse PD vjen në pushtet qytetarve do t’i rikthehen paratë e tyre.

“Ne sot kemi një epërsi të madhe ndaj kundërshtarit tonë kemi një mbështetje të madhe dhe një entuziazëm të paparë më parë dhe një program që çdo orë dhe çdo ditë po pushtet zemrat e qindra dhe mijëra shqiptarëve, ky program ka si qëllim një mundësi të re për çdo shqiptar nga fëmijët për një shkollë me të mirë, tek pensionistët për një jetë më të mirë, tek të rinjtë për shkollim dhe punësim, tek bizneset për shanse të vërteta biznesi, tek punonjësit për vlerësim dhe respekt të punës së tyre. Ne do të rikthejmë paratë e shqiptarëve te qytetarët”.

“I paguani taksat më të rënda kësaj qeverie, sot kemi 21 për qind të familjeve që nuk ushqejnë dot me 3 vakte fëmijët e tyre dhe pensionistë që nuk blejnë dot ilaçet e tyre dhe të rinj që kanë alternativë të vetme largimin nga vendi këto, kanë një shkak vjedhjen e taksave tuaja nga regjimi i ramës minisrtrat dhe zyrtarët e tij. Ne në 100 ditët e para do të realizojmë atë ndryshim që nuk e kanë menduar më parë. Ne do të vendosim minimum jetik 200 euro për cdo të papunë, jetim, studentë me bursë”, tha ai. m.p.

Të fundit

Garë e ethshme në Shkodër, Rama vizitë pas akuzave të Doshit

Epiqendra e veriut të vendit, një bastion i përhershëm i PD-së deri në vitin 2023, është kthyer në arenë...

Horoskopi i ditës së shtunë, 26 prill 2025

Search Horoskopi ditor nga Susan Miller – E shtunë, 26 prill 2025. Pasqyra zodiakale për dashurinë, financat, emocionet dhe ndryshimet e brendshme – çfarë sjell...

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin e Gazës po mbarojnë. Jo vetëm...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Lajme të tjera

Web TV