U kujtua disa ditë me vonesë, Netanyahu shpreh ngushëllimet për vdekjen e Papa Françeskut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, shprehu ngushëllimet e tij për Kishën Katolike për vdekjen e Papës Françesku në një postim në rrjetin social X.

“Shteti i Izraelit shpreh ngushëllimet e thella për Kishën Katolike dhe për komunitetin katolik në mbarë botën për vdekjen e Papës Françesku. Qofshin në paqe”, shkruan Netanyahu në mesazhin e tij të thjeshtë në anglisht, të cilin e publikoi mbrëmë, të enjten, në llogarinë e zyres së kryeministrit.

Izraeli do të përfaqësohet në funeralin e Papës nesër, të shtunën, nga ambasadori i tij në Vatikan, Yaron Sidman.

Ky është mesazhi i parë nga kryeministri izraelit pas njoftimit të vdekjes së Papës Françesku të hënën.

Presidenti izraelit, Isaac Herzog, ishte një nga të parët zyrtarë në botë që reagoi atë ditë për vdekjen e Papës, duke e cilësuar si “një njeri me besim të thellë dhe dhembshuri të pakufishme”.

Që atëherë, as Netanyahu dhe as ndonjë nga ministrat e tij kryesorë nuk kishin shprehur publikisht ngushëllime për vdekjen e Papës, i cili konsiderohej gjerësisht në Izrael si një mbështetës i pozitave pro-palestineze.

Derisa vdiq, Papa Françesku kishte intensifikuar kritikat e tij për luftën në Gaza. Në mesazhin e tij për Pashkë, ai theksonte “situatën dramatike humanitare” në enklavën palestineze./E.S

Të fundit

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky,...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Forcat Speciale kontrolle në Vlorë, Selenicë e Orikum! Çfarë ndodhi sonte me kaq befasi?

Forcat speciale nga Tirana, FNSH nga Fieri dhe Policia e Vlorës zhvillojnë kontrolle të befasishme në Vlorë, Selenicë dhe Orikum. Masa të shtuara në Vlorë...

Zotimi i Berishës nga Kavaja: Siç iu shtyp koka Sorosit, do i shtypet Ramës më 11 maj

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në fjalimin e tij në Kavajë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, premtoi mbështetje për fermerët, bujqit, të rinjtë,...

Lajme të tjera

Web TV