“12 vite s’u kujtuan, tani po shtrojnë rrugën”/ Gjunkshi denoncon në SPAK Bashkinë Dibër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i PD-së në Qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi, denoncon Bashkinë e Dibrës në SPAK, se kanë shkelur ligjin zgjedhor, duke ndërtuar rrugë në fshatin Otesh. Ka qënë vetë Gjunkshi i cili ka kapur në flagrancë punonjësit e Bashkisë, të cilët kanë deklaruar se kanë qenë të urdhëruar nga Drejtori i Shërbimeve të Bashkisë, Bedri Kamberi.

Kandidati në listën e hapur të PD-së në Dibër, ka komunikuar me banorët e zonës, të cilët i kanë treguar se prej 12 vitesh socialistët nuk janë kujtuar për këtë rrugë, dhe vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve, kanë fillur të hapin rrugën, për ta shtruar me çakull.

Më tej, Gjunkshi ka njoftuar Policinë e Peshkopisë për këtë kundërvajtje penale, pasi sipas tij për ndërtim e kësaj rruge nuk ka pasur asnjë tabele, apo njoftim të mëhershëm.

Ai ka pritur për rreth 45 minuta Policinë e Shtetit, e cila nuk shkoi në vendngjarje. Dhe vetëm pas telefonatës së dytë, Policia erdhi, duke mos kryer asnjë veprim.

Pas kësaj Xhemal Gjunkshi i është drejtuar strukturave të SPAK të vendosur në Dibër, ku ka bërë edhe kallzim penal në Komisariatin e Policisë së Peshkopisë për ngjarjen në fjalë.

 

 

Të fundit

Këpucari shqiptar i Papës/ I dhuroi Françeskut një palë këpucë dhe e takoi atë në 2017

Një palë këpucë në thirrje të paqes. Të realizuara nga Petrit Kozeli si dhuratë për Papa Françeskun, që vijojë...

OBSH jep alarmin/ 1 në 4 të rinj europianë përdorues të alkoolit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për nivelin shqetësues të konsumit të alkoolit në Europë, veçanërisht tek të rinjtë. Sipas të dhënave...

Çfarë pritet të ndodhë me çmimet e iPhone

Apple planifikon të zhvendosë montimin e të gjithë iPhone-ve nga Kina në Indi në dritën e tensioneve të përshkallëzuara tregtare midis Uashingtonit dhe Pekinit,...

Pesë momente historike nga varrimi i Papa Françeskut

E mbajtur jashtë në Sheshin e Shën Pjetrit, mesha për udhëheqësin e ndjerë të Kishës Katolike u ndoq nga dhjetëra mijëra njerëz dhe më...

“Berisha nuk është kot në politikë prej kaq vitesh”/ Deputeti demokrat zbulon prapaskenat

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar një foto të...

Lajme të tjera

Web TV