Borxh dhe për ilaçe/ Farmacia, strehë e të pamundurve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në farmacitë e vendit, funksionon çdo ditë një sistem i heshtur “kredie” ku qytetarët, kryesisht pensionistë, në pamundësi për të paguar ilaçet, i marrin ato… borxh.

A ju ka ndodhur të merrni ilaçe borxh, me listë? “Po patjetër… unë i kam të domosdoshme t’i marr ilaçet. Po edhe më ka ndodh…unë 140 mije lekë marr ca të bëj me to. Farmacistët tregojnë se është një praktikë e zakonshme,  e bazuar mbi besim dhe nevojë”, shprehen qytetarët.

“Nuk ka ditë që të mos mungojë një situatë e tillë. Kryesisht janë moshat e treta. Ata që marrin medikamente për sëmundje kronike”, thotë farmacistja Alketa Bicja.

Po në rastet që nuk kanë mundur t’ju shlyejnë borxhin, si veproni? “Do të mbetet aty. Një medikament nuk është një produkt që t’i mund t’ia refuzosh kollaj dikujt. Ndodh edhe me njerëz që nuk i njohim, por duke vlerësuar situatën, në varësi të domosdoshmërisë së mjekimit. Nëse është domosdoshmëri nuk i mohon dot. S’besoj se ka farmacist që ia mohojnë pavarësisht që pacienti mund të mos e sjellë kurrë atë borxh”, thotë farmacistja.

E në përditshmërinë e kësaj praktike, farmacistët përjetojnë raste që lënë shenjë.

“Rast që më ka mbetur në mendje, kisha një paciente, një zonjë… e njihja prej kohësh…erdhi të merrte mjekimin…ishte për mjekim akut dhe tha më shiko sa më bëjnë se kam vetëm 20 euro. Kishte vetëm 20 euro në dorë. Mjekimi sigurisht që i shkonte më shumë. Ia dhashë medikamentin, sigurisht, më tha po unë nuk t’i shlyej dot të paktën deri para qershorit. Nuk ka asnjë problem i thashë…është normale…Më e habitshme është se pasi biseduam pak, zotëria që qëndronte pas, edhe ai pensionist…ishte duke qarë nga ajo që dëgjoi”, rrëfen farmacistja.

Lexo edhe :  Gazetarja Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH

Por, situatat më të trishta janë ato, të gjyshërve e nënave, të cilët për të mos u paragjykuar preferojnë të qëndrojnë edhe pa ilaçe nga pamundësia.

Ju ka ndodhur të qëndroni pa ilaçe nga pamundësia për të paguar? “Po ka raste. Edhe po. I kemi lënë… ka ndodhur. Ilaçet si marrim, i kalojmë sëmundjet kështu”.

Çdo ditë janë farmacistët ata që vihen përballë zgjedhjes njerëzore për t’i dhënë dikujt barna me shpresën që do ia paguajnë nesër, pasi sëmundja nuk njeh mundësi e kohë.

E me vitet që kalojnë, por me praktikën e njëjtë të marrjes borxh së ilaçeve me lista, duket se i vetmi ndryshim është digjitalizimi i këtyre të fundit nga fletoret në eksel! /e.t

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV