Dhuna në Bulqizë/ Pas kallëzimit të Mziut, referim në SPAK edhe për zyrtarin Murra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas skandalit të dhunës ku ishte i përfshirë kandidati për deputet i PD-së në zonën e Dibrës, Xhelal Mziu, policia bën me dije se ka referuar në SPAK materialet eedhe punonjësin e njësisë administrative Ostren, 33-vjeçarin Kalosh Murra. Ky i fundit akuzohet për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”.

Sipas njoftimit të bluve, ndaj Murrës është bërë një kallëzim nga Mziu, i cili pretendon se gjatë takimit elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, shtetasi 33-vjeçari, indimidonte  pjesëmarrësit në takim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, për shtetasin K.M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, pasi ndaj tij me datë 25.04.2025, ka bërë kallëzim shtetasi Xh. M., 58 vjeç, banues në Tiranë, i cili pretendon se gjatë takimit elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, shtetasi K.M., indimidonte  pjesëmarrësit në takim”, njoftoi Policia.

Në skandal është përfshirë kandidati për deputet i PD në zonën e Dibrës, Xhelal Mziu, i cili pas një takimi elektoral në Ostren, ka dhunuar fizikisht së bashku me nipin e tij me iniciale E. M., punonjësin e njësisë administrative Ostren, 33-vjeçarin Kalosh Murra.

E gjitha ka ndodhur në mesditë rreth orës 13:00 pasi ka përfunduar takimi elektoral i organizuar nga Partia Demokratike në Ostren./E.S

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV