Një 38-vjeçar, i cili në bashkëpunim me persona të tjerë dhunuan Krist Fufin, djalin e ish-deputetit të PD-së, Mhill Fufi, është proceduar në gjendje të lirë nga policia.
Sipas bluve, 38-vjeçari me iniciale K. S., ka goditur me grushte dhe ka kërcënuar 19-vjeçarin, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë ende nuk janë identifikuar dhe kapur personat e tjerë të përfshirë në dhunimin e Kristi Fufit, ngjarje e ndodhur në një rezidencë në Farkë mbrëmjen e së premtes (25 Prill).
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. S., 38 vjeç, pasi mbremjen e djeshme, në një rezidencë, në Farkë, dyshohet se ka goditur me grushte dhe ka kanosur 19-vjeçarin K. F., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna për identifikimin dhe për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt”, njoftoi policia./E.S