Këpucari shqiptar i Papës/ I dhuroi Françeskut një palë këpucë dhe e takoi atë në 2017

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një palë këpucë në thirrje të paqes. Të realizuara nga Petrit Kozeli si dhuratë për Papa Françeskun, që vijojë me një rrugetim të gjatë të Petrit Kozelit ne Vatikan dhe nderimet te shumta.

I emigruar në Itali rreth 34 vite me pare, Petrit Kozeli fotograf I kthyer ne kepucar, zgjedh kete forme per te komunikuar me papa françeskun, e shoqeruar me nje leter qe percillte mesazhin e kepuceve dhe qe u pasua nga nje falenderim nga ati I shenjte. Kozeli rrefeu momentet e ndjera per Abc News, ne kuader te ceremonies mortore te Papa Françeskut.

“Mesazhi që Papa lëshonte çdo ditë për paqe në botë më beri të frymëzohem dhe këpucët me flamurin shqiptar t’ja bëj dhuratë Papa Françeskut. Qëllimi i këtyre kepuceve ishte popujt te bashkuar drejt paqes. Tre muaj pasi I dergova leter sekretarit te papes, me erdhi letra e falenderimit e papes.”

Kjo eshte pikenisja e nje marredhenie te ngushte me Vatikanin. Duke iu rikthyer profesionit te vjeter te fotografit per nje media te selise se shenjte, Kozeli behet pjese e nje delegacion te perzgjedhur prej 10 personash qe ne vitin 2017 takuan atin e shenjte.

I afrohem Papës, ai më zgjat dorën, dhe në atë moment më mblidhen mendimet dhe i drejtohem: Ati i Shenjtë, nëpërmjet jush unë falenderoj Kishën Katolike  që më njohën me zotin të panjohur për faj të regjimit ateist në Shqipëri. Ai në ato momente eksplodon nga gëzimi dhe më thotë kjo është një nga dëshmitë më të bukura që kam dëgjuar.”

Pas këtij takimi, Petrit Kozeli nderohet me titullin e lartë të komandantit të Vatikanit, nder te shumtet tituj qe mban qofte nga Italia apo Shqipëria, por që e ben te ndihet krenar.

Lexo edhe :  Bleu apartamentin 120 mijë euro me para cash, SPAK ridërgon për gjykim Asllan Dogjanin

Nje sekretar i Papa Françeskut e ka vizituar Kozelin e tij tre here ne shtepine e tij ne Mantova ne kuader te festimeve te Pashkes, me nje detyre te rendesishme.

“Ka ardhur dy herë për Pashkët, një herë për Krishtlindje në shtëpinë time me detyrë që të më sillte dhuratën e Papës. Dhurata ishte një rruzare e argjendtë me kryq dhe një kartolinë personale me fjalë për Krishtin”

Petrit Kozel shpreh se do e kujtoj Papa Françeskun për tejçimin e mesazhit të paqes, shpirtin e tij të dhembshurinë, dhe modestinë./E.T

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV