Merrte pako me kanabis nga SHBA-ja në pikat postare, arrestohet 32-vjeçari në Elbasan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një operacion të përbashkët, janë goditur dy raste të trafikimit të Cannabisit me përqindje të lartë THC, të ardhur nga SHBA, me destinacion Tiranën.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë sekuestruar 3 pako me 7.7 kg Cannabis Sativa, ndërsa një person është arrestuar në Elbasan dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Këto veprime vijnë pas një sërë aksionesh të ngjashme, ku janë goditur disa grupe kriminale që ishin të përfshira në trafikimin e lëndëve narkotike. Gjatë javës janë sekuestruar rreth 10 kg Cannabis dhe janë identifikuar 8 individë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Operacioni “Dërgesa 1” çoi në arrestimin e Rakip Hoxha, 32 vjeç, i cili mori dy pako me rreth 4 kg Cannabis në një degë postare në Elbasan. Ndërkohë, në operacionin tjetër, “Dërgesa 2”, F. I., 21 vjeç, u shpall në kërkim pasi dyshohet se do të merrte një pako me 3.7 kg Cannabis në Vorë.

Aktualisht, po punohet për kapjen e 21-vjeçarit dhe për zbardhjen e të gjithë rrjetit të trafikimit, si dhe për ndalimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./E.S

Të fundit

Titaniku/ Macja Jennny e ndieu rrezikun, mori kotelet dhe zbritën para katastrofës

Shumica e njerëzve e dinë historinë tragjike të Titanikut, por pak kanë dëgjuar për Jenny, macen që jetonte në...

Incidenti me eksponentin e PD-së/ Këlliçi: Socialistët po tentojnë të përgjakin Dibrën

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reagur sot ndaj incidentin të ndodhur pak ditë më parë me eksponentin e PD-së në...

Qumështi me aflatoksinë?/ Reagon Industria e Qumështit dhe Shoqatat e Fermereve

Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit dhe Shoqata e Blegtorëve Prodhues, ka reaguar zyrtarisht, pas lajmit se në vendin tonë qarkullon në treg...

Anxhela Peristeri fotografohet për herë të parë me partnerin

Nëse flasim për karrierën e saj, Anxhela Peristeri është padyshim një nga artistet më të njohura të muzikës shqiptare. E pranishme prej vitesh në...

Meta i njeh meritat vetes nga qelia!/ Krenar që realizova superstradën Lezhë-Shkodër

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndihet krenar që në kohën që ishte Kryeministër realizoi një nga veprat infrastuktore, si rruga Lezhë-Shkodër. Meta nëpërmjet postimi në...

Lajme të tjera

Web TV