Nderim për të persekutuarit, në Shkodër kujtohen figurat që hartuan alfabetin shqip

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Figurat e shquara të kombit shqiptar, të cilat ndërtuan themelet e gjuhës shqipe dhe më pas u zhytën në harresë, burgime dhe internime, u rikujtuan përmes një ekspozite të çelur në “Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër.

Ekspozita me titull “Persekutimi komunist i hartuesve të alfabetit shqip dhe familjarëve të tyre” sjell në dritë të vërtetat e heshtura për dekada rreth At Gjergj Fishtës, Mithat Frashërit, Lef Nosit dhe shumë figurave të tjera historike.

Pjerin Mirdita, drejtues i Muzeut të Dëshmisë dhe Kujtesës, tha: “Trajton përndjekjen që kanë pësuar të gjithë ata persona që kanë qenë të angazhuar në hartimin e alfabetit shqip. Janë figura të ndritura të historisë shqiptare. Të mos harrojmë se Lef Nosi është ekzekutuar me pushkatim, bashkë me At Anton Harapin dhe Maliq Bushatin. E njëjta gjë ndodhi edhe me At Gjergj Fishtën.”

Historianët theksojnë se regjimi komunist jo vetëm që i persekutoi fizikisht këta figura, por u përpoq të zhdukte çdo gjurmë të kontributit të tyre. Fotografi të retushuara dhe dokumente të ndryshuara janë prova të manipulimit të qëllimshëm të historisë.

Një tjetër përfaqësues i ekspozitës u shpreh: “Shumë foto janë retushuar duke i eliminuar këta persona nga momentet historike në të cilat ata ishin të pranishëm. Po ashtu, dokumente zyrtare janë tjetërsuar. Me ardhjen e komunizmit, gjithçka, sipas tyre, duhej të niste nga viti zero. Historia, sipas ideologjisë së tyre, ishte vetëm ajo që shkruhej prej tyre. Pasojat e kësaj Shqipëria i ndjen edhe sot.”

Ekspozita u realizua nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, në bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, dhe po tërheq interesin jo vetëm të qytetarëve, por edhe të turistëve të huaj që vizitojnë qytetin./E.S

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV