Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 30-vjeçar i cili ndihmoi Spartak Carën të largohej nga vendi i ngjarjes pas një incidenti të ndodhur në lokalin e tij.
38-vjeçar, Spartak Cara një ditë më parë ka goditur me sende të forta për shkak të detyrës një 37-vjeçare me iniciale R. H., punonjëse e OSHEE-s.
Policia ka sekuestruar automjetin e 30-vjeçarit, me të cilin u largua autori. Ndërkohë policia po vijon hetimet për kapjen e 38-vjeçarit./E.S