Princi Al-Waleed bin Khaled bin Talal, i njohur në botën arabe si ” Princi i Fjetur” pasi ndodhet në koma për më shumë se dy dekada, mbushi 36 vjeç të premten e kaluar.
Princi saudit ka qenë në gjendje kome që nga viti 2005, kur u plagos rëndë në një aksident automobilistik në Londër.
Le prince Al-Walid ben Khaled ben Talal, surnommé le « Prince dormant» dans le monde arabe, a fêté ses 36 ans. 36 ans après deux décennies de coma
Le prince saoudien est inconscient depuis 2005 à la suite d’un grave accident de voiture à Londres.😢😢➡️ pic.twitter.com/cUqrARoFSI— MONDE MUSLIM (@mondemuslims) April 24, 2025
Më 18 prill, me rastin e ditëlindjes së tij të 36-të, në rrjetet sociale vërshuan urimet, lutjet dhe mesazhet e shpresës për princin, i cili, sipas Roya News, është shfaqur si simbol i besimit të palëkundur për miliona njerëz.
Nëna e tij, Princesha Reema bin Talal, postoi në platformën X foto të djalit të saj nga fëmijëria e tij dhe momentet më të fundit, duke shkruar: “I dashuri im Al-Waleed bin Khaled, 21 vjet pas (aksidentit) ti mbetesh i pranishëm në zemrat tona dhe në lutjet e të gjithë atyre që të duan. Zoti im, shëroje robin tënd të dobët.”
حبيبي الوليد بن خالد واحد وعشرون عامًا وأنت دائمًا حاضر في قلوبنا ، وفي قلوب أحبابك بدعواتنا . اللهم اشفِ عبدك الوليد ؛ فلا يعلم بضعفه إلَّا أنت يارب السماوات والأرض. pic.twitter.com/Axps4tQfXa
— ريما بنت طلال (@Rima_Talal) April 18, 2025
Lëvizjet e tij të fundit të regjistruara ishin në vitin 2019, kur thuhet se u përgjigj me lëvizje të vogla, si ngritja e gishtit ose lëvizja e lehtë e kokës. Me gjithë këto shenja inkurajuese, megjithatë, i riu nuk doli kurrë nga koma.
Familja e tij, babai i tij, Princi Khaled bin Talal dhe nëna e tij, Princesha Reema, ende shpresojnë për një mrekulli.
Në deklaratat e mëparshme, Princesha Reema ka theksuar se “shpirti i djalit të saj është ende i pranishëm”, ndërsa Princi Khaled, i cili kishte refuzuar kategorikisht ta shkëputte djalin e tij nga pajisjet mjekësore, beson se Fuqia e Lartë që e mbajti gjallë një ditë mund ta shërojë atë./E.S